Të shkruash me Dritë

19 Gusht, 2023
19 Gusht, 2023 EJAlbum Albania

Të shkruash me Dritë

Sot, në ditën botërore të fotografisë, duam t’ju përshëndesim me një kalendar eventesh artistike në të cilat jemi të angazhuar me partnerët tanë pikërisht bazuar në misionin tonë për t’ju dedikuar në 360 gradë fotografisë shqiptare, prej 15 vitesh, prej fillimit tonë. E në fakt, misioni ynë është të konsolidojmë në Shqipëri një skenë dhe një treg të mirëinformuar dhe të globalizuar në sektorin e artit dhe komunikimit, duke filluar pikërisht nga fotografia. Do të jetë një fund gushti dhe një shtator i paharruar për të apasionuarit e këtij arti dhe konkretisht:

Duam ta fillojmë nga #PRESSURA – Kolonia jonë nomade e artit dedikuar Fotografisë Sociale. Ndërsa jemi duke ndërtuar ekspozitën e parë dedikuar fotografisë sociale në Shqipëri, mund të ndiqni artistët tanë në rrugëtimin e tyre këtu: http://www.instagram.com/a_nomadic_art_colony/

 

Ky është viti i lindjes së “Fotoist – International Photography Festival”. Ju ftojmë të gjithëve në Prishtinë, Kosovë, nga datat 25 në 28 Gusht 2023 për njue program të jashtëzakonshëm ekspozitash, takimesh, punëtorish, eventesh të gjitha me qendër fotografine. Programi i plotë i festivalit: https://fotoist.org/program-2/

Shtatori këtë vit hapet me Tirana Foto Festival, festivali më entuziast i fotografisë në Shqipëri. Ceremonia e dhënies së çmimeve do të jetë në Amfiteatrin e Liqenit në datën 12 Shtator 2023, eksozita doë hapet në ambjentet e Liqenit të Tiranës prej datave 9-16 Shtator. Jeni akoma në kohë të aplikoni me foton tuaj në konkursin me temë “Nue Levizje”, deri në datë 25 Gusht 2023. Aplikoni këtu: : https://tiranaphotofestival.com/

Shtatori mbyllet me “Fokus Award – International Photography Festival” i cili këtë vit arrin në edicionin e tij të 14të me temën “Gjërat Kanë Ndryshuar?”. Fokus Award është tashmë natyrshëm ekpresioni i fotografisë më të mirë artistike dhe autoriale në rajon dhe këtë vit ka një program të jashtëzakonshëm eventesh duke filluar prej datës 18 Shtator 2023 në Tiranë deri në datën 22 Shtator 2023 në Fier, në ceremoninë solemne të dhënies së çmimeve. Ndiqni Festivalin Fokus Award këtu: www.fokusaward.com/

Gëzuar Ditën e Fotografisë nga EJAlbum dhe #QëndroniTëLidhur