Tirana Photo Festival

Tirana Photo Festival

Ekspozitë fotografike. Edicioni i 2të. Datat 8 – 15 Tetor 2019, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.

U organizua këto ditë edicioni i dytë i Tirana Photo Festival, eveniment i rëndësishëm i fotografisë në Tiranë. Edicioni i parë u zhvillua vitin e shkuar nga 1-9 Nëntor me temën: “Promoting Tirana Through Photography”. Festivali përfshin jo vetëm konkursin e fotografis por edhe trajnime, vizita dhe biseda me shkollat për promovimin e fotografisë dhe temës së festivalit, ekspozitën gjatë datave 8 deri në 15 tetor, çmimet për fotografët më të mirë, por dhe një sërë workshopesh dhe photo-tour si edhe photo-walk për të apasionuarit, të cilat zhvillohen gjatë ditëve të festivalit.

Tema e ekspozitës dhe e këtij edicioni ishte: “Një copëz Shqipëri… Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë”. 

U ekspozuan 100 fotografi nga mbi 1000 të ardhura për konkursin, i cili këtë vit u zhvillua nga 1 maj deri në 1 shtator 2019. Janë ekspozuar gjithashtu edhe 3 seri fotografike nga 3 fotografë profesionistë. Juria konkursit përzgjodhi fotot e ekspozitës dhe 6 fituesit e festivalit. 

Tirana Photo Festival është projekt i DMO ALBANIA (Destination Management Organization) e cila menaxhon edhe portalin turistik të kryeqytetit Visit Tirana, ku përveçse promovon kryeqytetin dhe jep informacione të bollshme për turistët në tre gjuhë, prej tre vitesh angazhon konkurse fotografie sezonale me hashtagun e stinës, #TiranaSpring, #TiranaSummer, #TiranaAutumn, #TiranaWinter, #TiranaAutumn2019. Gjithsej, prej vitit 2016, janë organizuar 11 konkurse sesonale me pjesëmarrje është masive, kryesisht fotografë të rinj. Angazhimi i të rinjve, promovimi dhe vlerësimi i tyre është një vlerë e jashtëzakonshme e këtyre konkurseve, që ka bërë që ky komunitet të rritet vazhdimisht. 

Sponsor të eventit ishin: Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Fuji Film Albania dhe Muzeu Kombëtar. Një falënderim i veçantë shkon për jurinë e konkursit: Roland Tasho, Leon Cika, Gent Shkullaku si edhe për fotografin Olsi Beci.  

EJAlbum së bashku me AVizion kuroi ekspozitën përfshirë printimin e fotografive dhe komunikimin vizual. Kurator i ekspozitës ishte Elton Koritari, administrator i EJAlbum. 

71770081_396708184592693_8438436617135325184_n (1)
72131975_415523992711112_5039556819438010368_n
74184708_415523916044453_4780280024714444800_n
72223633_396707467926098_8277914529434697728_n
74626954_415524026044442_6310784967739703296_n
72484474_396707247926120_1823556480096272384_n
71825459_396708974592614_3367819564875251712_n
72346046_396707507926094_2630935307255545856_n
74692560_415523839377794_1067301516244680704_n
72528779_396708767925968_2635173787141668864_n
76204842_415524212711090_2374461021642293248_n
72169791_400163687580476_2335766132264271872_o
71894436_396708094592702_5732847249197629440_n
72460165_396709061259272_4547680306953453568_n
72181183_415524462711065_7893672208080306176_n
72610492_396707707926074_695700627967180800_n
75210131_415524069377771_6327556823620517888_n
72607021_399620414301470_7343280854996615168_o
71895493_396707664592745_3179185258364928000_n
72205948_396707741259404_1819273096327069696_n
73458926_415523689377809_4692694049432272896_n
73009018_396708431259335_7241227587320545280_n
76747426_415524262711085_8310990583682301952_n
72971810_399620364301475_7434807054750973952_o
74343432_415523809377797_7294071658044719104_n
72215254_399370884326423_2117350458098974720_o
  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.