AE ACADEMY 2017

AE ACADEMY 2017

Vijmë nga një eksperiencë fantastike që tashmë është kthyer në një traditë të mirëfilltë dhe mjaft të frytshme për fotografët tanë: AE Academy – takimi i përvitshëm mes fotografëve nga e gjithë bota dhe një kompanië lider në botën e fotografisë si Album Epoca. Kësaj radhe ishim në dy location fantastikë, Colli del Tronto dhe Rimini, location që u bënë korniza e tre ditëve të ngjeshura me një program formimi kompleks të cilat kanë në qendër pikërisht evoluimin profesional të fotografëve, përfshirë atyre shqiptarë që marrin pjesë periodikisht në të. Ishin plot 15 lektorë fotografë, ndër më të njohurit në botë por edhe më tej, ekspertë marketingu, imazhi, përfaqësues të suksesshëm nga bota e biznesit, etj.

Lajtmotiv i kësaj AE Academy si përherë ishte shperndarja e eksperiencës, frymezimi, rritja personale por edhe forcimi i klimës së bashkëpunimit mes profesionistëve të sektorit. Ishin relatorë fotografë të njohur, emra si; David Beckstead, Natalie Licini, Sam Sciarrino, Bambi Cantrell, Marc Anthony & Tony Ryan, Maggie Habieba, Lori Nordstrom, Will Cadena, Prisca Caroli, Max De Martino, Riccardo Pieri, Stefano Lista, etj. Gjithashka u organizua nën prezantimin e Flavio Bandiera dhe Maurizio Morini dhe fotografëve të njohur ju shtuan edhe lektorë të tjerë si; Andrea Mainetti, Giacomo Gasperini, Rita Schiumarini, Lorenzo Perre, Emiliano Liverani, Gianluca Catzedu, etj. Ky event zhvillohej në bashkepunim me kompanitë FujiFilm dhe Profoto, lider të padiskutueshëm në rang global të cilët prezantuan risitë e fundit dhe në bashkëpunim me Album Epoca dhanë mundësinë që fotografët të preknin me dorë dhe të provonin këto risi gjatë ditëve të workshop-eve. Risi tjetër e padiskutueshme ishte edhe prezantimi i koleksionit tonë të ri të produkteve Album Epoca, një koleksion prej 22 linja modelesh që me kombinimet e tyre arrijnë mbi 200 kopertina, koleksion pra që i shtohet atij egzistues duke rritur mundësinë e zgjedhjes dhe propozimit për fotografët tanë. Një koleksion që në qëndër vendos një nuse kreative me sfumaturat e saj ndonjëherë kapriçoze, një nuse moderne, kozmopolite, plot ngjyra. Koleksioni i ri prezantohet në bashkëpunim me Vogue Italia dhe synon të identifikojë një target të mirëpërcaktuar për klientët tanë dhe është një mundësi rritjeje për ta, për prezantimin e denjë të punës së tyre. Më tej ai synon të afrojë më shumë fotografët tanë me një botë komplekse por të mrekullueshme si ajo e modës dhe e bën këtë duke vënë në qendër dëshirat dhe ëndrrat e klientëve më të rëndësishëm, pra nuset. Do i dedikojmë më tej një artikull të gjatë koleksionit të ri, ndërkohë urojmë ky post t’ju sjellë sadopak afër atmosferën magjike të një AE Academy. Ndërkohe, sipas traditës së EJAlbum, një AE Academy Special Edition Albania po konkretizohet në Tiranë. Pra nëse jeni të interesuar të regjistroheni që tani për edicionin italian të vitit tjetër, na shkruani, për edicionin shqiptar, qëndroni të lidhur.

Shih edhe:

AE Academy Albania – Special Edition 2013
AE Academy 2011 – Empower Your Vision

  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Comment (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.