AE Academy 2011 – Empower Your Vision

AE Academy 2011 – Empower Your Vision

Vijmë nga një eksperiencë fantastike të cilën duam ta kthejmë në një traditë: AE Academy – takimi i përvitshem mes fotografëve nga e gjithë bota dhe një kompanie lider në botën e fotografisë si Album Epoca, pjesë e grupit italian Photosi. Kësaj radhe, për herë të parë plot 15 fotografë shqiptarë morën pjesë gjatë tre ditëve të këtij evenimenti të rëndësishëm.

Rimini u bënë korniza e tre ditëve të ngjeshura me një program formimi kompleks të cilat kanë në qendër pikërisht evoluimin profesional të fotografëve, përfshirë atyre shqiptarë që marrin pjesë periodikisht ne të. Ishin pjesmarrës në këtë edicion mes fotografëve të shquar ndërkombëtarë fotografë shqiptarë nga studiot më të mira shqiptare si Fusha Photographics, Erdit Xhengo Photography, Foto Nikshiqi, Foto Xeka, Ervis Bostanxhi Studio, Lugano Studio, Arben Bici Studio, Eugen Vorpsi dhe Studio Luli, Genti Xhaferraj, Fatjon Hoxha, Ergys Zhabjaku, etj. Natyrisht këto evente janë tepër të rëndësishëm edhe për trajnimin e vazhdueshëm të stafit të EJAlbum dhe në të merrnin pjesë edhe ne me Julinda Mbrica, Fresida Koritari, Elton Koritari dhe Vasken Spiru. 

Ndërkohe idea e një AE Academy Special Edition pë Shqipërinë po konkretizohet në Tiranë. Kjo gjë për të përmbushur një nevojë në rritje të fotografisë shqiptare për tu rritur dhe për të përqafuar trendet dhe teknikat botërore. Pra nëse jeni të interesuar të regjistroheni që tani për edicionin italian të vitit tjetër, apo për edicionin shqiptar, na shkruani dhe natyrisht, qëndroni të lidhur.

Këto janë disa nga videot e backstage gjatë shooting në terren me fotografët e mirënjohur Flavio Bandiera, David Beckstead dhe Bambi Cantrell.

Flavio Bandiera:

David Beckstead:

Bambi Cantrell:

Këtu kemi edhe disa foto nga këto ditë të mrekullueshme duke uruar që kjo eksperiencë të përseritet serish vitin tjetër në Itali dhe pse jo edhe në Tiranë.

  • Share:
, , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.