Kush?

EJAlbum është kompania lider për fotografinë profesionale, artin dhe komunikimin në tregun shqiptar, një kompani që prej 10 vitesh e ka revolucionarizuar krejtesisht këtë treg. Në menyre të vazhdueshme importojmë kulturën më të mirë për artin shqiptar dhe teknologjinë më të avancuar në botë përsa i përket sektorit të fotografisë profesionale. Dhe këtë filozofi e vemë në praktikë në çdo fushatë komunikimi.

Askush më mirë se klientët tanë tanë nuk mund të dëshmojë kush jemi sepse prej 11 vitesh i shërbejmë fotografisë dhe artit shqiptar në 360 gradë. Jemi afër klientëve tanë me një shërbim të dedikuar duke i shoqëruar ata në realizimin e çdo projekti, nga idea tek konkretizimi me sukses dhe me tej komunikimi me publikun.

Jemi një kompani e cila ndërton projekte në partnership të vazhdueshëm me institucione publike dhe private, ambasada dhe institucione kulture, galeri apo muze, biznese të vegjël apo kompani të mëdha, shoqata dhe fondacione si dhe me ente apo persona të cilët punojnë me artin, kulturën dhe komunikimin.

Cilësia tepër e lartë e produkteve, dizajni i përditësuar me trendet, ndryshimi konstant në funksion të progresit. Kjo është praktika jonë dhe në këtë prizëm, e gjithë platforma online ofron mundësinë të përzgjidhni vetë shërbimet tona dhe produktet që përdorim, të cilat janë të gjitha Made in Italy.

Jemi një kompani e cila realizon projekte komplekse që kanë të bejnë me realizimin e eventeve, sidomos përsa i përket artit pamor, nga ekspozita lokale deri tek evenimente të mëdha ndërkombëtare. Janë pra fryt i punës tonë kuratoriale dhe ekzekutuese dhjetëra ekspozita në galeritë dhe muzetë më të mirë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Jemi distributorë ekskluzivë të kompanive italiane Photosì dhe Album Epoca për rajonin e Ballkanit. Për fotografët profesionistë, Album Epoca është një pikë referimi për cilësinë jashtëzakonisht të lartë të produkteve dhe suportin profesional. Për publikun e gjërë, studiot fotografike, biznesin lokal dhe agjenci të ndryshme, Photosí realizon në mënyrë komode, nëpërmjet internetit, mijëra produkte të personalizuara për çdo event.

Jemi partner me disa distributorë të huaj nëpërmjet të cilëve prezantojmë dhe garantojmë asistencë në tregun shqiptar për kompani të kalibrit tepër të lartë si Hasselblad, Canon, Nikon, Profoto, Eizo, Manfrotto, Canson etj. Mundësojmë kështu shitjen, asistencën teknike dhe mbulojmë garancinë për keto produkte dhe mjete të domozdoshme për artistët.

Jemi konceptuar dhe ndërtuar si një hub ku në një marrëdhënie të konsoliduar me partnerët komercialë dhe stafin tonë, jemi në gjendje të realizojmë çdo projekt që ka lidhje me studio, panaire, brandim dhe fushata komunikimi, ndërkombëtarizim produktesh etj. Edhe këtu shërbejmë prej vitesh në 360 gradë në sektor.

Jemi një kompani e vogël por ndër vite kemi ndërtuar një rrjet bashkëpunëtorësh dhe një staf të specializuar, të ri në botëkuptim dhe të përgatitur për të udhëhequr klientët tanë drejt ndryshimit. Trajnimi i vazhdueshëm, përditësimi i dijeve dhe praktikës si edhe ekspertiza e huaj janë pjesë e përditshme e punës tonë.

Si autorë të Knots / 163 Albanian Contemprary Artists, projekt që tashmë ka krijuar një komunitet të gjërë artistesh bashkëkohorë shqiptarë, jemi përfaqësues te Fondacionit Benetton Studi e Ricerche dhe bashkëpunojme ngushtë me Fabrica dhe Benetton, pika referimi në panoramën botërore përsa i përket komunikimit, sidomos atij me karakter social. Imago Mundi është kulmëzimi i përpjekjeve tona për te ndërkombëtarizuar artin dhe kulturën shqiptare.

Jemi pra një kompani moderne e cila ka plotësuar tashmë atë boshllëk të krijuar ndër vite në shërbimet profesionale dedikuar fotografëve shqiptarë. Por jemi edhe një kompani që ka rikthyer vëmendjen drejt artit dhe komunikimit, duke i konsideruar ato si bazën e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi.