Misioni ynë është të konsolidojmë në Shqipëri një treg të mirëinformuar dhe të globalizuar në sektorin e artit dhe komunikimit. Besojmë verbërisht tek e ardhmja dhe jemi të bindur në forcën e inovacionit. Synojmë të jemi pjesa më e avancuar e artit shqiptar dhe për këtë investojme papushim prej vitesh.

Motoja jonë është që klienti duhet dëgjuar, kuptuar por edhe drejtuar për tek zgjedhja më e mirë e mundshme për të. Synojmë që cilësia e produkteve, edhe në Shqipëri, të jetë tepër e lartë dhe pa asnjë lloj diference me vëndet perëndimore. Për të arritur objektivat tona, organizojme takime, punëtori, ekspozita, trajnime, etj dhe janë punë e kompanisë tonë pjesa më e mirë e eventeve të organizuara këto vite në sektor. Kemi krijuar tashmë nje klimë pozitive dhe komunitete të gjëra me fotografët dhe artistët shqiptarë. Kemi ide të qarta dhe synojmë një sistem pune ku besueshmëria është boshti i saj.