Të gjithë fotografët profesionistë që besojnë tek arti që krijojnë. EJAlbum ju ofron pa asnjë lloj investimi perfeksionimin e punës tuaj.

Ne investojmë tek ju, tek ekspozimi i punës tuaj me mostra dhe portfolio dhe jo vetem kaq por ju ofrojmë një sërë shërbimesh të tjera edhe për të rritur vizualitetin dhe cilësinë; faqe informative në portalin tonë, reklamim të karrierës, workshop-e të ndryshme gjatë vitit, takime me fotografe te afirmuar, asistencë në post prodhim etj.
Janë klientë të EJAlbum pjesa më e madhe e fotografëve profesionistë në Shqipëri. Në këtë websitë së shpejti do ketë një zonë të dedikuar me profilet e tyre virtuale dhe një blog mbi sektorin.
Nëse jeni fotograf, për t’u regjistruar si klienti ynë mund të dërgoni një email, të telefononi apo të plotësoni kërkesën në www.albumepoca.com në zonën e dedikuar klientëve tanë. Keni mundësi të zgjidhni një bashkëpunim me ne duke filluar nga profili si klientë deri në shërbimet business të AE Membership dhe AE Marketplace.

Gjithsesi në çdo rast është e këshillueshme rezervimi i një takimi pune edhe me agjentët tanë të shitjeve dhe marketingut të cilët përveç konsulencës mbi produktet dhe shërbimet kanë mundësinë t’ju asistojnë konkretisht në porositë e para në mënyrë që të automatizoni sa më shpejt proçeset e fluksit të punës.
Nëse nuk jeni fotografë por cifte të sapomartuar, prindër që kanë bërë një shërbim fotografik për fëmijët e tyre, klientë të studiove fotografike apo thjesht të apasionuar mbi fotografinë dhe doni të printoni kujtimet tuaja në produktet tona profesionale, mjafton të kërkoni EJAlbum dhe produktet apo shërbimet tona pranë çdo fotografi profesionist, studioje fotografike, agjensie martesore etj. Nëse nuk janë klientët tanë, na dërgoni një email këtu dhe do ju drejtojmë menjëherë në një pikë të afërt. Gjithsesi është e pamundur të mos na gjeni mes mbi 200 profesionistë të botës së fotografisë të cilët janë klientë të EJAlbum.
Natyrisht klientët tanë janë edhe të gjithë ato subjekte që në biznesin e tyre kanë eventet apo fotografinë si: dyqanet e fotografisë, galeritë e artit, agjencitë e martesave, agjencitë e modeleve, agjencitë kreative e/ose marrëdhënieve me publikun etj. Kemi mijëra produkte dhe shërbime që ofrojmë për ta prej vitesh. Nëse nuk je akoma klient i yni, mos humb më kohë. Ti dhe klientët e tu meritoni më të mirën, natyrisht.
Ndër vite kemi konsoliduar degë të biznesit tonë dedikuar materialeve fotografike, printit profesional, tipografisë profesionale, organizimit të ekspozitave dhe eventeve, ekspertizës, konsulencës etj. Disa prej subjekteve me të cilët kemi bashkëpunuar ndër vite janë aktorë të rëndësishëm të tregut, institucione publike dhe private dhe biznese të rëndësishëm. Edhe për ata do të ketë një seksion të dedikuar në këtë website dhe një portal për të lehtësuar aksesin e tyre në platformat tona, pikërisht si fotografët dhe studiot të cilët kanë akses në portalet e dedikuara të AE Backend, MyComposer, EasyPrint, etj.
Regjistrohuni në mailing list dhe na shkruani për të filluar një bashkëpunim apo për të marrë ofertat dhe çmimet tona.