Untitled-1

Bashkëpunimi ynë me galeritë dhe muzetë lind në radhë të parë nga reputacioni që kemi fituar prej vitesh në sektorin e produkteve dhe shërbimeve profesionale dedikuar fotografëve dhe artistëve. Ne mund ti ofrojmë çdo galerie apo muzeu në Shqipëri produkte të një cilësie të pa krahasueshme me tregun si printime fotografike (C-Print) deri në përmasa 100×200 cm, fotografi të montuara në materiale të ndryshme si plexiglas, dibond, piuma, alumin, etj. Kemi gjithashtu dhjetëra tipe kornizash dhe materialesh të ngjashme muzeale, ekspozitorë dhe sinjalistikë, katalogë dhe libra, materiale komunikimi dhe promovimi etj. Bashkëpunojmë me kompanitë më të mira jashtë vendit dhe brenda vendit për të ofruar këto produkte. Disa nga partnerët tanë i gjeni edhe kuetu në këtë website.

Por ajo që mund të ofrojmë edhe më shumë është dija dhe eksperienca e fituar në këto vite. Jemi në gjëndje të ofrojmë një projekt të kompletuar, nga idea deri tek promovimi. Bashkëpunojmë me të gjitha galeritë e disa nga muzetë më të mirë në Shqipëri, disponojmë të gjitha të dhënat, nga planimetritë deri tek udhezimet puer sinjalistikën dhe komunikimin. Bashëpunojmë me disa studio arkitekture, me disa studio grafike dhe natyrisht me kuratorë, artistë agjensi komunikimi, agjensi kateringu e eventesh e gjithshka bën të mundur realizimin e nje projekti me karakter ekspozues të cfarëdolloj tipi dhe madhësie. Kemi instaluar ekspozita, kemi krijuar evente, kemi ndërtuar muze, kemi 11 vjet pra që punojmë në këtë sektor mjaft të rëndësishëm dhe janë tonat disa prej punëve më të mira gjatë kuesaj periudhe. Ne websitë gjeni shume prej tyre.