I Have a Home

Sead Kazanxhiu

Lindur në Baltëz të Fierit në vitin 1987 dhe i diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Kërkimi i tij artistik është i lidhur kryesisht me të qenurit një artist rom, si dhe me tematika shqetësuese që e shoqërojnë atë. Puna e tij provokon dhe sfidon perceptimin tradicional mbi popullatën rome në Shqipëri dhe jashtë saj, duke nënvizuar në thellësi disa nga paradokset e vendit të tij. Vetëm duke u frymëzuar nga subjekte të afërta me të, apo nga tregime që dalin nga jeta e tij e përditshme, ai përdor artin si reagim për çka e rrethon. Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.

Selected exhibitions

2013 Monumenti Rom përballë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Tiranë
2012 Simpoziumi i Tretë Vjetor për Skulptorët Romë, Brno, Republika Çeke
2012 Jaw Dikh, Poloni
2012 “Model”, Universiteti i Evropës Qendrore, Budapest, Hungari
2012 Galeria KuglerArt Szalon, Budapest, Hungari
2011 Jaw Dikh, Poloni
2009 Instalacion me goma me motive ngjyrash gjarpri, New Orleans, SHBA

Stay Connected

Get exhibitions, openings and new work in your inbox.

Subscribe