← All articles

ONUFRI REMADE

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për hapjen e ekspozitës “ONUFRI REMADE”, ekspozitë e cila zhvillohet në kuadër të projekteve artistike të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Sipas thirrjes publike, aplikimet për pjesmarrje u…

ONUFRI REMADE

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për hapjen e ekspozitës “ONUFRI REMADE”, ekspozitë e cila zhvillohet në kuadër të projekteve artistike të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Sipas thirrjes publike, aplikimet për pjesmarrje u mbyllen në datën 31 Gusht 2019. 18 projekte artistike u përzgjodhën nga kuratorët për tu shfaqur në këtë ekspozitë, e cila do të mbahet në ambjentet e GKK në Prishtinë prej datës 12 deri në datën 25 Shkurt 2020. Ceremonia e hapjes së ekspozitës do të bëhet ditën e mërkurë, më 12 Shkurt 2020 në orën 19:00.

Me temën #OPEN, ekspozita heton me sy kritik dhe nxit një reflektim mbi marrëdhënien dialektike ekzistuese midis artit dhe publikut, ku nyja lidhëse e veprave dhe artistëve të përzgjedhur është marrëdhënia ndërmjet tyre dhe art establishment. Është pra një aktivizim i artistëve shqiptarë, të veçuar ose kolektiv, ndërmjet konceptit të “kontestimit dhe vetëdijësimit” për fenomene akute sociale, shoqërore, politike, etj. (të përzgjedhura në liri të plotë nga artisti) e gjithë kjo nëpermjet artit bashkëkohor.

Artistët:

Albes Fusha / Edmond Gjikopulli / Ergys Krisiko / Eliza Hoxha / Elvis Dako / Ervin Bërxolli / Fatos Lubonja / Florian Haxhihyseni & Altin Lika / Harri Aleksi / Olsi Qazimi / Osman Demiri / Rubin Kadija / Sadik Spahija / Vladimir Myrtezai (Grosha) / Ylli Xhaferri / Yllka Gjollesha / Penelope’s Webs: (Beskida Kraja / Clioevi / Dimitra Hanioti / Petrova Margarita) – Eugenio Tibaldi (Curator Ajola Xoxa) – Ilia Terpini / Safo Marko / Shyqyri Sako (Curator Genti Gjikola).

Projekt nga EJAlbum & NGK

Kuruar nga: Elton Koritari / Ardian Isufi

Për më shumë:

www.onufriremade.com

Shkarko komunikatën për shtypin këtu.

# 2020Albes FushaAltin LikaArdian IsufiArta AganiArtistë ShqiptarëBeskida KrajaClioeviEdmond GjikopulliEJAlbumEliza HoxhaElton KoritariElvis DakoErgys KrisikoErvin BërxolliEugenio TibaldiFatos LubonjaFlorian HaxhihyseniGaleria Kombetare KosoveGenti GjikolaHanioti DimitraHarri AleksiIlia TerpiniOlsi QazimiOnufri PrizeOnufri RemadeOsman DemiriPenelop’s WebsPetrova MargaritaRubin KadiuSadik SpahijaSafo MarkoShyqyri SakoVladimir Myrtezai (Grosha)Ylli XhaferriYllka GjolleshaZake Prelvukaj

Stay Connected

Get exhibitions, openings and new work in your inbox.

Subscribe