EJAlbum Blog & News

Tirana Photo Festival

Tiranë
16/10/2019
U organizua këto ditë edicioni i dytë i Tirana Photo Festival, eveniment i rëndësishëm i fotografisë në Tiranë. Edicioni i parë u zhvillua vitin e shkuar nga 1-9 Nëntor me temën: “Promoting Tirana Through Photography”. Festivali përfshin jo vetëm konkursin e fotografis por edhe trajnime, vizita dhe biseda me shkollat për promovimin e fotografisë dhe temës së festivalit, ekspozitën gjatë datave 8 deri në 15 tetor, çmimet për fotografët më të mirë, por dhe një sërë workshopesh dhe photo-tour si edhe photo-walk për të apasionuarit, të cilat zhvillohen gjatë ditëve të festivalit.

AE ACADEMY 2019 – Ftesë për Pjesëmarrje

Tiranë
06/07/2019
Si përherë gjatë këtyre 10 vitesh të AE ACADEMY, EJAlbum organizon një udhëtim me disa prej fotografëve më të mirë shqiptarë të cilët marrin pjesë në këtë eveniment të rëndësishem mes mbi 400 fotografë nga e gjithë bota. EJAlbum organizon në detaj logjistikën e udhëtimit dhe qëndrimit në Itali dhe për klientët tanë nga Kosova edhe proçedurat për vizat në ambasadën italiane në Prishtinë. Janë tashmë dhjetëra fotografë shqiptarë të trajnuar ne edicionet e kaluara të AE Academy.

Ishte viti 2009…

Tiranë
26/05/2019
2009 (MMIX) was a common year starting on Thursday of the Gregorian calendar, the 2009th year of the Common Era (CE) and Anno Domini (AD) designations, the 9th year of the 3rd millennium, the 9th year of the 21st century, and the 10th and last year of the 2000s decade (From Wikipedia).

2×1 – Ofertë e re e Album Epoca

Tiranë
28/01/2019
Një mundësi fantastike për të rinovuar produktet me të cilat prezantoni punën tuaj dhe për të rritur gamën e shërbimeve. Ky vit për klientët tanë vjen me një ofertë të re dhe të parezistueshme: porosit një Album Wedding, një Album Event, një Mated Prints ose një Frame Album Epoca dhe përfito një produkt tjetër falas. Kopja falas duhet të jetë identike me porosinë e klientit dhe me një vlerë të njëjtë ose më të vogël se ajo. Shfrytëzoni këtë mundësi për të shtuar gamën e albumeve mostra në studio dhe për të rritur mundësinë e prezantimit para klientëve tuaj, duke rritur kështu shansin për ti bindur dhe fituar ata.

Muzeu Gjon Mili Korçë

Korçë
22/12/2018
U përurua në qytetin e Korçës, qyteti i lindjes së fotografit të njohur Gjon Mili, muzeu dedikuar punës dhe jetës së tij, konceptuar si një muze eksperiencial për të njohur veprën e artistit të madh por njëkohësisht edhe si një pikë takimi për artdashësit e fotografisë. Dita e hapjes së muzeut kurorëzoi një rrugëtim të gjatë dhe një bashkëpunim ndërinstitucional mes shumë partnerësh ku EJAlbum ishte contractor dhe realizues i gjithe materialeve të ekspozuara të arkivit të artistit.

Hapësira Zero Space Closing Doors

Venezia
25/11/2018
Konkretisht, java e fundit e La Biennale di Venezia 2018, solli për publikun një ekspozitë kolektive në ambjentet e pavijonit shqiptar me pjesmarrjen e artistëve Ardian Isufi, Albes Fusha, Ervin Bërxolli dhe Yllka Gjollesha. Artistët shqiptarë krijuan një performancë të ekuilibruar dhe interesante e cila dialogon në mënyrë koherente me instalacionin Hapësira Zero Space.

AE Academy 2018

Itali
12/11/2018
Këtë vit AE Academy u organizua në Riccione (Itali) dhe si përherë ishte një full immersion në botën e fotografisë profesionale. Dy ditë formim teorik pranë Pala Riccione Centro Cogressi dhe një ditë shooting me fotografë të afirmuar në nivel ndërkombëtar në një tjetër location fantastik dhe inspirues.

“80 Vite. Nga Vittorio Ballio MORPURGO tek Mario PETRESCHI…”

Tiranë
30/10/2018
Kjo ekspozitë vjen me rastin e 80 vjetorit të ndërtimit të Ndërtesës Qëndrore të Bankës së Shqipërisë. Selia Qëndrore e Bankës së Shqipërisë për dekada ka qenë monumenti më i rëndësishëm i sheshit qendror të Tiranës dhe ndër vite ka krijuar identitetin e këtij sheshi duke qenë në të njëjtën kohë pjesë identitare e ansamblit arketiktonik të kryeqytetit.

AE PHOTOGRAPHY AWARDS – 2nd Edition

Tiranë
27/09/2018
Rikthehemi me një nga konkurset më të bukur të vitit: AE Photography Awards. Ju keni tashmë edhe një arsye më shumë për t’ju bashkuar kolegëve tuaj fotografë nga e gjithë bota dhe për të marrë pjesë në AE Accademy 2018. AE Photography Awards është pra një konkurs fotografie që synon nxitjen e krijimtarisë tuaj dhe përhapjen e kulturës fotografike. Pjesmarrja është falas dhe fituesit e konkursit do të shpërblehen me çmimet përkatëse në datën 10 nëntor, në një event të dedikuar gjatë AE Academy.

Album Epoca USB & BOX

Tiranë
29/08/2018
“Qasja ndaj dritës është ndër dallimet kryesore mes fotografisë së mirë dhe fotografisë së zakonshme. Këtu fillon beteja e çdo fotografi për ta “nënshtruar” dritën në favor të tij. Asnjë element tjetër në fotografi nuk është i fotografit përveç dritës..” – vjen me këtë qasje këtë vit një event i cili tashmë është traditë e bukur dhe unikale e fotografisë shqiptare.