AE ACADEMY 2017
Vijmë nga një eksperiencë fantastike që tashmë është kthyer në një traditë të mirëfilltë dhe mjaft të frytshme për fotografët tanë: AE Academy – takimi i përvitshëm mes fotografëve nga e gjithë bota dhe një kompanië lider në botën e fotografisë si Album Epoca. Kësaj radhe ishim në dy location fantastikë, Colli del Tronto dhe Rimini, location që u bënë korniza e tre ditëve të ngjeshura me një program formimi kompleks të cilat kanë në qendër pikërisht evoluimin profesional të fotografëve, përfshirë atyre shqiptarë që marrin pjesë periodikisht në të. Ishin plot 15 lektorë fotografë, ndër më të njohurit në botë por edhe më tej, ekspertë marketingu, imazhi, përfaqësues të suksesshëm nga bota e biznesit, etj.