“Grand Tour Italia” – Ekspozitë.
Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.
7 Tetor – 5 Nëntor 2017
Ekspozita, kuruar nga vetë artisti italian, vjen në Tiranë pas ekspozimit në Split, Zagreb, Beograd, Cetinje dhe Lignano Sabiadoro, Itali. Ekspozita është një projekt i Qendra për Kërkime dhe Arkivim të Fotografisë, një institucion mjaft i rëndesishëm i Rajonit Friuli Venezia Giulia, me seli në Spilimberga, Itali.
Franco Fontana ka lindur në Modena më 1933 dhe konsiderohet ndër eksponentët më të rëndësishëm të fotografisë dhe kulturës italiane. Stili i tij, duke filluar prej viteve ’70 diferencohet prej esencialitetit kompozicional, bazuar në fushat e ngjyrave dhe figurave gjeometrike pothuajse perfekte. Fontana ka ekspozuar në të gjithë botën, ka mbi 400 ekspozita personale nga galeri e muze si Guggenheim New York, Georges Pompidou Paris, ekspozita në Zvicër, Itali, Japoni, etj. Është autor i mbi 40 librave fotografikë. Vjen në Shqipëri me një ekspozitë fantastike për publikun dhe artistët shqiptarë falë kontributit të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, si vazhdim i projektit Fotografia e rëndësishmë Italianë në Shqipëri. Për të mos u humbur.
Fotografia nga Eno Gace. Copyright foto: EJALbum & IIC Tiranë





















