Photography Showcase në FAB Gallery

EJAlbum ka një bashkëpunim të gjatë dhe të rëndësishëm me DG Tales – Racconti Digitali. Kjo është një video të shkurtër rreth dy ditësh të rëndësishme për fotografët shqiptarë, jo vetëm për punëtorinë, e përqendruar këtë herë në rrjedhën e punës – nga fotografimi, seti i ndriçimit, kalibrimit i ekraneve, korrigjimi i ngjyrave, printimi i fotografive dhe përgatitja e një ekspozite fotografike – por edhe për angazhimin e vetë fotografëve në një ambjent krejtësisht artistik. Ne bashkëpunuam në këtë workshop me Universitetin e Arteve të Tiranës dhe vendndodhja për këtë ngjarje ishte një nga galeritë më të bukura dhe më të rëndësishme të artit në qytetin e Tiranës, Galeria FAB.