Në mënyrë të vazhdueshme ne importojmë kulturën më të mirë për artin shqiptar dhe teknologjinë më të avancuar në botë për sa i përket sektorit të fotografisë profesionale. Dhe këtë filozofi e vëmë në praktikë në çdo fushatë komunikimi.

Në praktikën tonë rolin kryesor e ka dizajni, cilësia tepër e lartë e produkteve dhe ndryshimi konstant në funksion të asaj çfarë progresi ofron për të ardhmen dhe momentin. Në këtë prizëm, e gjithë platforma në shërbim të klientëve tanë është online dhe të gjitha produktet që përdorim janë Made in Italy.

I shërbejmë fotografisë dhe artit shqiptar në 360 gradë dhe sidomos jemi afër klientëve tanë me një shërbim të dedikuar, nëpërmjet të cilit i shoqërojmë ata në realizimin e çdo projekti, nga ideja te konkretizimi dhe më tej realizimi i tij me sukses.

Jemi përfaqësues të Fondazione Benetton Studi Ricerche dhe autorë të projektit Imago Mundi – Knots / 163 Albanian Contemporary Artists, projekt që tashmë ka krijuar një komunitet të gjerë artistësh bashkëkohorë shqiptarë. Bashkëpunojmë ngushtë me Fabrica dhe Benetton, pika referimi në panoramën botërore për sa i përket komunikimit, sidomos atij me karakter social. Imago Mundi është kulmimi i përpjekjeve tona për të ndërkombëtarizuar artin dhe kulturën shqiptare.

Jemi partnerë në shumë projekte me: Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, Institutin Turk të Kulturës “Yunus Emre”, “Tirana International Film Festival”, “Galerinë Kombëtare të Arteve” në Tiranë, Universitetin e Arteve në Tiranë, me galeritë e artit “C.O.D.” dhe “FAB”, me konkurset ndërkombëtare “Fokus” dhe “PreFoto”, me disa ambasada dhe kompani private, si dhe me shumë institucione publike dhe private, të cilat punojnë me artin, kulturën dhe komunikimin në Shqipëri.

Jemi autorë dhe realizues të:

  • “AE Academy Albania”
  • “Ditët e Fotografisë Italiane në Tiranë”, në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • “Photography Showcase”, në bashkëpunim me kompaninë italiane DG Tales
  • “Best Photography Award”, në bashkëpunim me DokuTIFF
  • “Fotokamera më e mirë”, në bashkëpunim me TIFF
  • “Kursi i Fotografisë”, në bashkëpunim me Institutin Turk “Yunus Emre”

Janë fryt i punës sonë kuratoriale dhe ekzekutuese dhjetëra ekspozita në galeritë dhe muzetë më të mirë në Shqipëri. Mund të veçojmë ndër vitet e fundit:

  1. 13.09.2017
    “25 Years”

    Ekspozitë në Galerinë COD. Klient: Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.

  2. 18–23.11.2016
    “Flas Shqip”

    Ekspozita në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Galerinë COD. Klientë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Kulturës.

  3. 18.10.2016
    “Comunità Italia / Books and magazines of architecture and design from Italy”

    Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Klientë: “IIC Tirana” dhe “Triennale Milano”.

  4. 04-12.2016
    “Journal of a Space”

    Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Klientë: AKPT dhe Kube Studios.

  5. 12.04.2016
    “Ancient cities and landscapes of Albania. A century of Italian-Albanian archaeological missions”

    Ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë. Klient: Ambasada e Italisë në Shqipëri.

  6. 05.04.2016
    “I and Budapest”

    Ekspozitë në Galerinë FAB. Klient: Ambasada e Hungarisë në Shqipëri.

  7. 22.02.2016
    “Evoked – Architectural Diptychs”

    Ekspozitë në Galerinë FAB. Klientë: AKPT, Universiteti Politeknik i Barit dhe Intbau Albania.

Prezantojmë në nivel distribucioni dhe asistence për tregun shqiptar dhe klientët tanë kompani të kalibrit tepër të lartë, si Hasselblad, Canon, Nikon, Profoto, Eizo, Manfrotto, Canson etj.

Në një marrëdhënie të konsoliduar me partnerët tanë komercialë, jemi në gjendje të realizojmë çdo projekt që ka lidhje me: studio fotografike, studio dizajni, ekspozita, panaire, brandim dhe fushata komunikimi, ndërkombëtarizim produktesh etj.

Kemi një staf të ri, por të specializuar ndër vite dhe të përgatitur për të udhëhequr klientët tanë drejt ndryshimit. Trajnimi, përditësimi dhe ekspertiza e huaj janë pjesë e përditshme e punës sonë.

Jemi pra një kompani moderne që ka plotësuar tashmë atë boshllëk të krijuar ndër vite në shërbimet profesionale dedikuar fotografëve shqiptarë. Por jemi edhe një kompani që ka rikthyer vëmendjen drejt artit dhe komunikimit, duke e konsideruar atë si bazën e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi.

Qëndroni të lidhur!

Stafi & bashkëpunëtorët

Në metodologjitë e menaxhimit të punës, hierarkia është baza që aplikon rëndom çdo kompani. Në EJAlbum besojmë që ky shekull u përket modeleve të reja menaxhuese edhe në këtë aspekt.

Kemi zgjedhur pra një model tjetër, një model horizontal, ku puna në grup është kthyer në art. Stafi ynë menaxhon projekte në mënyrë individuale dhe në bashkëpunim, sipas tipit dhe specifikave të projektit, dhe me krenari mund të themi se është ndër më të mirët në Shqipëri. Të paktën jemi të sigurt që është më kreativi. Është thjesht një dream team.

Stafi i brendshëm

  • Elton Koritari

    Administrator / Project Manager / Curator

    Bashkëthemelues i EJAlbum dhe administrator i kompanisë që prej fillimit. Menaxher projektesh, kurator arti, ekspert për komunikimin dhe dizajnin prej vitesh, Eltoni beson akoma verbërisht te forca e fotografisë. Aplikon këtë filozofi në çdo projekt dhe në punën e përditshme në EJAlbum, duke iniciuar projekte të ndryshme brenda dhe jashtë kompanisë, duke kuruar fushata marketingu, storytelling, duke drejtuar kurse dhe workshope dhe, natyrisht, duke organizuar ekspozita dhe evente në fushën e artit pamor. Për të tjera info, pyesni Google…

  • Carmen Rosiello

    Project Manager / Copywriter

    PhD në Histori Moderne, formatore profesionale, HR Manager me eksperiencë shumëvjeçare, por edhe me një karakter eklektik, kurioz, dinamik, Carmen është impenjuar prej vitesh në Shqipëri dhe në Itali si mediatore kulturore dhe sidomos si kërkuese në fushat e antropologjisë, historisë, gjuhës dhe artit, duke punuar në projekte të ndryshme dhe duke qenë një figurë profesionale mjaft e kërkuar. I pëlqen të udhëtojë, të eksplorojë risi dhe tendenca, të shkruajë dhe të bëjë kritikë, dhe në EJAlbum menaxhon projektet dhe kujdeset për gjuhën e çdo komunikimi, si edhe, natyrisht, motivon stafin dhe e trajnon atë në mënyrë konstante.

  • Jonid Koritari

    Events Manager / Sound Engineer / EJAlbum 360

    Mbase e keni hasur më shumë me emrat e tij të artit, DJ Jonko dhe Project 22. Jonidi mund të konsiderohet mjaft mirë si kolona zanore e EJAlbum dhe forca pas së cilës fshihet kërkimi deri në detaj i komunikimit tonë audiovizual. Ai është një DJ profesionist dhe produktor muzike, i diplomuar në të famshmen “Academy European Disc Jockey” në Milano në vitin 2005, por gjithashtu është edhe organizator eventesh dhe profesor i DeeJay Akademi Robert Radoja, akademi e themeluar nga ai vetë në vitin 2008, menjëherë pas kthimit nga Italia. Hobi i tij është peshkimi, jo në sensin figurativ të fjalës: është vërtet një peshkatar profesionist. Gjithsesi, nëse do ta pyesni për veten e tij, do t’ju thotë, natyrisht në anglisht: “I like creating music and never get tired of it. Because music feeds my soul”.

  • Francesco Petrilli

    Marketing & Sales Strategy

    Ekspert prej disa dekadash në sektorin e fotografisë profesionale, si dhe në atë të shitjeve dhe marketingut të produkteve në nivel B2B dhe retail, Francesco është një prej figurave kyçe në EJAlbum, si ekspert dhe strateg për sa i përket pikërisht këtyre sektorëve. Nuk mund të shpjegohet me fjalë puna e tij në EJAlbum, por, nëse doni, mund të ndiqni edhe këshillat e tij të vyera duke u bërë ndjekës i blogut të tij.

  • Fresida Koritari

    Customer Care / Project Developer

    Fresida është pjesë e EJAlbum që prej fillesave të tij. Është punë e saj konceptimi i showroom-it tonë në Tiranë dhe ndërtimi i modelit të shërbimit të klientit. Me profesion inxhiniere ndërtimi, MSc shkencor pranë Universitetit të Tiranës, por me pasion për modën dhe dizajnin, Fresida vazhdon të bashkëpunojë me EJAlbum duke mbuluar sektorin e kujdesit ndaj klientit online dhe e bën këtë gjë duke jetuar fizikisht në një qytet mjaft interesant dhe inspirues si Londra, ndoshta duke na sjellë edhe ne nga pak frymëzim të përditshëm british style.

  • Shpresa Koritari

    Finance / Kontabilitet

    Thotë vazhdimisht që, po të ishte pak më e re në moshë dhe të dinte ta përdorte mirë kompjuterin, do ta kthente EJAlbum përmbys. Nuk e vëmë në dyshim, duke parë përpikmërinë me të cilën mban llogaritë dhe financat dhe… paguan rrogat. Ndërkohë insiston çdo herë të na kujtojë se “çunat” e saj fotografë duhen ndjekur, duhen ndihmuar dhe duhen dëgjuar. Kujdeset për mbarëvajtjen logjistike në EJAlbum, duke e konsideruar atë si një shtëpi të parë dhe duke na drejtuar me mençurinë dhe durimin e saj prej “shefe llogarie” dhe “drejtoreshe” e EJAlbum.

  • Merisa Hasrama

    Dizajnere / Ilustruese

    Artiste pamore dhe dizajnere shqiptare multidisiplinare, BA në Grafikë & Dizajn nga Universiteti i Arteve. Praktika e saj shtrihet në ekspozita, workshope, ilustrim, dizajn kostumesh dhe serigrafi, me fokus të fortë te trashëgimia kulturore, temat sociale dhe projektet bashkëpunuese — e shfaqur në Tiranë, Frankfurt, Milano, Australi dhe Bullgari.

Kushtuar

Julinda Mbrica

Co-Founder

Një ndër pioneret e psikologjisë klinike në Shqipëri dhe bashkëthemeluese e EJAlbum. PR e kompanisë deri më 25 tetor të vitit 2014, ditë kur në mënyrë tragjike humbi jetën në një aksident automobilistik në Milano. Forca tërheqëse e risive brenda EJAlbum dhe ideatore e shumë projekteve të realizuara, përfshirë projektet “Ditët e Fotografisë”, “AE Academy Albania”, “Imago Mundi in Albania” etj.

Ia dedikojmë tërësisht Julindës suksesin e punës sonë, duke qenë ajo motivim i përditshëm për të vazhduar punën e ngritur ndër vite me shumë dedikim, mund dhe pasion. Kontributi i Julindës ka krijuar tashmë një traditë dhe një filozofi të mënyrës së të bërit të gjërave dhe është i ngulitur thellë në misionin dhe vizionin e EJAlbum. Juli, shpresojmë të të pëlqejë website-i i ri.

Bashkëpunëtorë & staf i jashtëm

  • Vasken SpiruMedia Communicator / Project Developer
  • Haki DokuWeb & Social Manager
  • Erion NdreckaCopywriter / Project Developer
  • Kamela KondiliDesigner / Digital Strategy
  • Ervin BerxolliDesigner / Multimedia Artist
  • Rildo NgjelaPR / Communication Strategy
  • Elvis DakoVideomaker / Art Director
  • Altin CelmetaVideomaker
  • Artemis HajdiniPhotographer / Videomaker

Partnerë

  • DG Tales – Racconti Digitali
  • Pravo snc
  • Canon Service Milano
  • Fabrica
  • IIC Tiranë
  • Yunus Emre Tiranë
  • AVizion
  • Metropolitan Incubator
  • Varka Architects
  • FabLab Tirana
  • Fujifilm Albania

Është e pamundur të përmendim të gjithë bashkëpunëtorët tanë ndër vite dhe janë shumë persona të tjerë, të cilët përfshihen vazhdimisht në projekte apo evente që organizojmë, përfshirë pjesën më të madhe të klientëve tanë fotografë, me të cilët kemi krijuar një raport bashkëpunimi nga të dy krahët. Nuk kemi harruar askënd, asnjëherë nuk do të ndodhë. Gjejmë rastin t’i falënderojmë për kontributin e çmuar që japin përherë dhe për disponibilitetin e tyre në çdo thirrje të EJAlbum. Siç folëm më lart, e kemi konceptuar këtë kompani si një hub të fuqishëm që mundëson bashkëpunim konkret mes profesionistësh, duke ndërtuar përherë grupe pune në harmoni, në një klimë pozitive dhe me një rezultat tepër të çmuar.

Faleminderit që ekzistoni, vajza dhe djem të EJAlbum…

Na kontaktoni

Na shkruani dhe qëndroni të lidhur me ne. Çdo feedback është i mirëpritur.

info@ejalbum.com

Qëndro i lidhur

Merr ekspozita, hapje dhe punë të reja në email-in tënd.

Abonohu