Shko te përmbajtja

Kush ?

EJAlbum është kompania lider për fotografinë profesionale, artin dhe komunikimin në tregun shqiptar, një kompani që prej 20 vitesh ka revolucionarizuar krejtësisht këtë treg.

Kulturë & Teknologji

Në mënyrë të vazhdueshme ne importojmë kulturën më të mirë për artin shqiptar dhe teknologjinë më të avancuar në botë për sa i përket sektorit të fotografisë profesionale. Dhe këtë filozofi e vëmë në praktikë në çdo fushatë komunikimi.

Made in Italy

Në praktikën tonë rolin kryesor e ka dizajni, cilësia tepër e lartë e produkteve dhe ndryshimi konstant në funksion të asaj çfarë progresi ofron për të ardhmen dhe momentin. Në këtë prizëm, e gjithë platforma në shërbim të klientëve tanë është on-line dhe të gjitha produktet që përdorim janë Made in Italy.

360°

I shërbejmë fotografisë dhe artit shqiptar në 360 gradë dhe sidomos jemi afër klientëve tanë me një shërbim të dedikuar, nëpërmjet të cilit i shoqërojmë ata në realizimin e çdo projekti, nga idea tek konkretizimi dhe më tej realizimi i tij me sukses.

Jemi distributorë ekskluzivë të kompanive italiane Photosì dhe Album Epoca për rajonin e Ballkanit. Për fotografët profesionistë, Album Epoca është një pikë referimi për cilësinë jashtëzakonisht të lartë të produkteve por edhe për komunitetin e mundësuar si edhe për rritjen e tyre profesionale. Për publikun e gjërë, nëpërmjet grupit Photosi dhe partnereve tanë lokalë, të cilat janë studio fotografike dhe agjenci të ndryshme, mundësojmë qe të realizojë në mënyrë komode, nga shtëpia, nga smartphone dhe pse jo, pikërisht në këto studio fotografike, mijëra produkte të personalizuara për çdo event.

Shiko më shumë— Hapësira Zero Space — Pavijoni Shqiptar 2018, La Biennale di Venezia

Jemi përfaqësues te Fondacionit Benetton Studi e Ricerche dhe autorë të projektit Imago Mundi – Knots / 163 Albanian Contemprary Artists, projekt që tashmë ka krijuar një komunitet të gjërë artistesh bashkëkohorë shqiptarë. Bashkëpunojme ngushtë me Fabrica dhe Benetton, pika referimi në panoramën botërore përsa i përket komunikimit, sidomos atij me karakter social. Imago Mundi është kulmëzimi i përpjekjeve tona për te ndërkombëtarizuar artin dhe kulturën shqiptare.

Shiko më shumë— Album Epoca Membership — Reklamë Web

Më shumë rreth nesh

Çfarë ?

Print profesional të çfarëdo madhësie dhe formati. Albume fotografike, book fotografikë, kalendarë, libra, ditarë, kartolina e mijëra produkte të tjera të personalizuara në detaj.

Workshope, takime, konsulencë biznesi në sektor, projekte të rëndësishme me institucione të huaja dhe të vendit, private dhe shtetërore, si dhe çdo gjë në lidhje me artin, komunikimin, dizajnin, kulturën.

Në një marrëdhënie të konsoliduar me partnerët tanë komercialë, jemi në gjendje të realizojmë çdo projekt që ka lidhje me: studio fotografike, studio dizajni, ekspozita, panaire, brandim dhe fushata komunikimi, ndërkombëtarizim produktesh etj.

Shiko më shumë— Muzeu Gjon Mili në Shqipëri

Kemi një staf të ri, por të specializuar ndër vite dhe të përgatitur për të udhëhequr klientët tanë drejt ndryshimit. Trajnimi, përditësimi dhe ekspertiza e huaj janë pjesë e përditshme e punës sonë.

Shiko më shumë— The Making of… EJAlbum

Të gjitha shërbimet

Pse ?

Bëjmë të pamundurën, për të bërë të paharrueshmen.

Misioni

Misioni ynë është të krijojmë edhe në Shqipëri një treg të mirëinformuar dhe të globalizuar. Besojmë verbërisht te e ardhmja, mbështetemi në teknologjitë më moderne dhe sidomos jemi të bindur në forcën e internetit. Synojmë të jemi pjesa më e avancuar e artit shqiptar dhe për këtë investojmë pa pushim prej vitesh.

Janë punë e kompanisë sonë pjesa më e mirë e gjithë eventeve të organizuara këto 6 vite në sektor. Organizojmë takime, workshope, ekspozita, trajnime, lidhim të gjithë fotografët dhe artistët shqiptarë me kolegët e tyre jashtë Shqipërisë dhe kemi krijuar një klimë pozitive mes tyre.

Vizioni

Synojmë të organizojmë fotografët dhe artistët shqiptarë në komunitete. Kemi ide të qarta dhe ndërtojmë përditë një sistem pune ku besueshmëria është boshti i saj. Besojmë gjithashtu se tashmë cilësia e produkteve, edhe në Shqipëri, duhet të jetë padiskutim tepër e lartë dhe pa asnjë lloj diference me vendet perëndimore. Dhe besojmë gjithashtu se klienti duhet dëgjuar, kuptuar, por edhe drejtuar drejt zgjedhjes më të mirë të mundshme për të. Kjo pa asnjë dyshim.

Për kë ?

Të gjithë fotografët profesionistë që besojnë tek arti që krijojnë.

  • Fotografë

    70

    Komuniteti ynë bashkon fotografë profesionistë nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Kosova e më gjerë. Njihuni me punën e tyre, me stilet e ndryshme dhe me profesionistët me të cilët bashkëpunojmë çdo ditë.

    Shiko fotografët
  • Artistë

    162

    Artistët shqiptarë të koleksionit Imago Mundi – Albania / Knots, projekt i Fondazione Benetton Studi Ricerche, i realizuar në Shqipëri nga EJAlbum. Secili me një vepër 10x12 cm, pjesë e një mozaiku global të artit bashkëkohor.

    Shiko artistët
  • Galeri

    12

    Galeritë dhe muzetë ku kemi printuar, kuruar dhe ekspozuar projekte: nga Galeria Kombëtare e Arteve, COD dhe Galeria FAB në Tiranë, te Muzeu Gjon Mili, Galeria e Arteve Shkodër dhe Galeria Kombëtare e Kosovës.

    Shiko galeritë
  • Libra

    7

    Botimet dhe katalogët që kemi realizuar: nga Imago Mundi, Concrete Albania dhe Inside Albania, te Fraktura, Komploti i Tiranës dhe katalogët e çmimit Fokus.

    Shiko librat

Si ?

Më 1848, Karl Gega ndërtonte përmes Alpeve një linjë hekurudhore për të lidhur Vjenën me portin e Triestes. Ajo duhej të kalonte në një shtrat malor të konsideruar të pamundur, afër Semmering-ut, në një pendencë deri në 25%. Nuk ekzistonte asnjë tren në atë kohë në gjendje ta përshkonte atë rrugë. Por Gega mendonte, besonte, që progresi do ta bënte të mundur këtë arritje fare shpejt. Sepse progresi avancon përmes sfidash. Dhe në fakt, në qershor 1853 lokomotiva Engerth tërhiqte një tren mallrash duke përuruar atë linjë.

Progresi sot quhet internet.

Shërben për të lidhur, për të komunikuar dhe, nëpërmjet EJAlbum, edhe për të pasur akses në një treg global dhe të mirëinformuar. Progresi sot do të thotë komunitete, ndarje idesh, globalizim pa asnjë limit. Ne mendojmë, besojmë, që momenti ka ardhur. Edhe në Shqipëri.

Blog
  • 244+Fotografë & Videomakerë
  • 2K+Artistë të ekspozuar
  • 146+Ekspozita
  • 48+Institucione & Korporata

Qëndro i lidhur

Merr ekspozita, hapje dhe punë të reja në email-in tënd.

Abonohu