Fotografë

Të gjithë fotografët profesionistë që besojnë tek arti që krijojnë. EJAlbum ju ofron pa asnjë lloj investimi perfeksionimin e punës tuaj. Absolutisht vetëm ne investojmë te ju, te ekspozimi i punës tuaj me mostra dhe portfolio, dhe jo vetëm kaq, por ju ofrojmë një sërë shërbimesh të tjera edhe për të rritur vizualitetin dhe cilësinë: faqe informative në portalin tonë, reklamim të karrierës, workshope të ndryshme gjatë vitit, takime me fotografë të afirmuar, asistencë në post-prodhim etj.

Janë klientë të EJAlbum pjesa më e madhe e fotografëve profesionistë në Shqipëri. Nëse jeni fotograf, për t’u regjistruar si klienti ynë mund të dërgoni një email, të telefononi apo të plotësoni kërkesën në albums.ejalbum.com, në zonën e dedikuar klientëve tanë. Keni mundësi të zgjidhni një bashkëpunim me ne duke filluar nga profili si klient deri te shërbimet business të AE Membership dhe AE Marketplace.

Gjithsesi, në çdo rast është e këshillueshme rezervimi i një takimi pune edhe me agjentët tanë të shitjeve dhe marketingut, të cilët, përveç konsulencës mbi produktet dhe shërbimet, kanë mundësinë t’ju asistojnë konkretisht në porositë e para, në mënyrë që të automatizoni sa më shpejt proceset e fluksit të punës.

Prezantojmë në nivel distribucioni dhe asistence për tregun shqiptar dhe klientët tanë kompani të kalibrit tepër të lartë, si Hasselblad, Canon, Nikon, Profoto, Eizo, Manfrotto, Canson etj.

Qëndro i lidhur

Merr ekspozita, hapje dhe punë të reja në email-in tënd.

Abonohu