Për institucione private dhe publike…
Ekspozita
Në këto 10 vjet prezencë në tregun shqiptar, EJAlbum ka qenë protagonist i padiskutueshëm në treg në sektorin e fotografisë. Kjo na ka bërë padiskutim lider në tregun e printit profesional, por edhe më gjerë, duke kuruar vizualisht dhe duke printuar materiale të ndryshme për dhjetëra ekspozita me karakter kombëtar dhe më gjerë. Praktikisht është e pamundur të gjendet sallë ekspozuese në Tiranë dhe në disa qytete të tjera ku printet tona nuk janë ekspozuar të paktën një herë.
Kemi printuar dhe kuruar ekspozita në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në Galerinë COD, në Galerinë FAB, në Qendrën Rinore, në Muzeun Historik Kombëtar, në Qendrën TEN etj. Kemi një know-how të rëndësishëm në sektorin e printit dhe në atë të komunikimit dhe jemi në gjendje të printojmë në çfarëdo formati, madhësie dhe suporti, dhe jo vetëm kaq, por edhe të kurojmë dhe të komunikojmë ekspozita dhe evente të artit vizual.
Ekspozita të përzgjedhura
- 13.09.2017“25 Years”
Ekspozitë në Galerinë COD. Klient: Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
- 18–23.11.2016“Flas Shqip”
Ekspozita në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Galerinë COD. Klientë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Kulturës.
- 18.10.2016“Comunità Italia / Books and magazines of architecture and design from Italy”
Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Klientë: “IIC Tirana” dhe “Triennale Milano”.
- 04-12.2016“Journal of a Space”
Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Klientë: AKPT dhe Kube Studios.
- 12.04.2016“Ancient cities and landscapes of Albania. A century of Italian-Albanian archaeological missions”
Ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë. Klient: Ambasada e Italisë në Shqipëri.
- 05.04.2016“I and Budapest”
Ekspozitë në Galerinë FAB. Klient: Ambasada e Hungarisë në Shqipëri.
- 22.02.2016“Evoked – Architectural Diptychs”
Ekspozitë në Galerinë FAB. Klientë: AKPT, Universiteti Politeknik i Barit dhe Intbau Albania.
