Me hyrjen tuaj në këtë faqe interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e mëposhtme:

Kjo faqe në internet ku ju keni hyrë, www.ejalbum.com (dhe çdo faqe tjetër e lidhur me të), është/janë faqja/et zyrtare në internet të kompanisë EJAlbum. Në këto faqe përdoruesi mund të hasë forma apo formularë të ndryshëm (për shembull: regjistrimi në listën e përditësimeve, por jo vetëm). Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale.

EJAlbum siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e saj të të dhënave, kompania i siguron me sistem ruajtjeje dhe është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç përcaktohet edhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887, datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore në plotësim.

Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjitha të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën e EJAlbum për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara, si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e kompanisë sonë.

Në faqen zyrtare do të mund të gjeni fotografi të ndryshme. EJAlbum siguron që ka marrë të gjitha të drejtat e përdorimit për qëllime ekspozimi nga fotografët dhe se të gjitha të drejtat i mbeten fotografit. Nëse keni kundërshtime për ekspozimin e fotos suaj, ju lutem kontaktoni me fotografin tuaj.

Bazuar në ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale të dhëna vullnetarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.

Qëndro i lidhur

Merr ekspozita, hapje dhe punë të reja në email-in tënd.

Abonohu