Pse të zgjedh një fotolibër për albumin tim?

Sepse cilësia është padiskutim më e lartë se albumet fotografike me ngjitje. Përdorim materiale premium dhe letra fotografike të cilësisë më të lartë në treg. Gjithashtu cilësia e ndërtimit të albumit është shumë më e lartë, sepse bërja e albumit është një proces unik, nga faqosja deri te kopertina, i punuar nga artizanë që e bëjnë këtë punë prej dekadash. Një aspekt tjetër është fakti që mund të krijohen disa albume identike mes tyre, por të formateve dhe materialeve të ndryshme, për prindërit dhe të afërmit e tjerë. Dhe së fundi: një album libër është shumë më elegant dhe i veçantë se një album me foto të ngjitura. Provoni t’i krahasoni.

Një album libër kushton më shumë se një album tradicional?

Varet nga kopertina që ju do të zgjidhni, si dhe nga formati dhe numri i faqeve. Kemi 4 linja produktesh, 10 lloje letrash të kombinuara me mbi 500 lloje kopertinash, nga më të thjeshtat deri te ato me lëkura të cilësisë së parë dhe me aplikime mbi lëkurë apo me iniciale metalike ose aplikime me lazer. Gjithashtu kemi mundësi të bëjmë bordimin e fletëve me ar, argjend ose çelik të vërtetë, si dhe shumë aksesorë të tjerë.

Për sa i përket faqosjes, është padyshim më i leverdisshëm albumi fotolibër: mjafton të bëni një krahasim mes zmadhimeve të fotografive në çdo dyqan dhe çmimeve të faqeve të albumeve tona. Pastaj të mos harrojmë se, duke pasur në dispozicion një CD nga fotografi, në të cilin ndodhen qindra foto, tendenca është të stampohen pothuaj të gjitha, të bëhen zmadhime dhe albume të ndryshme edhe për të afërmit, me rezultat shpenzime të pallogaritshme për një cilësi mediokre. Natyrisht, të gjitha këto varen nga çmimet e fotografit tuaj.

Po nëse mua më pëlqejnë albumet tradicionale?

Nuk ka asnjë problem. Fotografia ushtron një tërheqje magjepsëse drejt së kaluarës dhe është e drejtë që teknologjia të mos e pengojë këtë gjë. Ne adhurojmë fotografinë në çdo formë të saj dhe jo vetëm që nuk jemi kundër albumeve tradicionale, por kemi një koleksion të mrekullueshëm albumesh me fotografi me ngjitje, që, ashtu si albumet fotolibër, janë të garantuara Made in Italy, kanë një cilësi artizanale, kopertina moderne, tradicionale, design-i, dhe janë një objekt arredues për sallonet, zyrat dhe showroom-et tuaja. Mjafton të stamponi fotografitë tuaja dhe t’i ngjisni nëpër faqet e albumeve tona për të krijuar menjëherë diçka të paharrueshme dhe të veçantë.

Kush është ndryshimi ndërmjet ngjitjes në të nxehtë dhe asaj me biadeziv?

Është edhe kjo një nga arsyet pse zgjodhëm Album Epoca. Sepse është e vetmja që zbaton këtë mënyrë ngjitjeje mes faqeve, duke zbatuar të gjithë protokollin e prodhimit. Padyshim ngjitja në të nxehtë ofron maksimumin e jetëgjatësisë dhe të cilësisë, sepse procesi kimik është i kontrolluar dhe nuk dëmton aspak anën e dukshme të fotos, siç ndodh rëndom në albumet me faqet e lidhura me biadeziv, ku me kalimin e kohës kjo ngjitje deformon fletën dhe shkakton një lloj zverdhjeje apo madje, në shumë raste, edhe njolla në sipërfaqe. Ngjitja në të nxehtë garanton të njëjtin rezultat si ditën e parë, ashtu edhe gjatë gjithë jetës së albumit. Ne kishim dëshirë që albumi juaj të jetonte të paktën po aq sa edhe e gjithë jeta juaj. Dëshirë që e quajmë të tejkaluar tashmë. Do ta shfletojnë edhe brezat që do të vijnë më pas.

Pse thoni që çdo album është ndryshe nga një tjetër?

Sepse kombinimet e tyre janë të panumërta. Bëjmë pak llogari: 4 linja produktesh, mbi 500 kopertina për koleksionin e këtij viti. Çdo vit koleksionet rinovohen me kopertina të reja, të ndryshme nga të kaluarat, apo me rishikime moderne të koleksioneve të mëparshme. Një arsye tjetër pse zgjodhëm Album Epoca, pikërisht sepse është e vetmja që punon në këtë mënyrë. 10 tipe letrash. Të gjitha këto duhet të shumëzohen me dhjetëra stile grafike faqosjeje tepër të ndryshme nga njëri-tjetri. Çdo album ka numër faqesh në bazë të nevojës dhe të mundësive, duke filluar nga 30 faqe deri në 120. Shto këtu mundësinë e bordimit me ar ose argjend, fletën e tretë, aplikimet me lazer apo Swarovski, inicialet apo fashetat në metal etj. Pra, si rezultat, ka miliona kombinime të ndryshme për çdo koleksion të përvitshëm dhe, me gjithë optimizmin tonë, nuk shpresojmë të kemi kaq shumë klientë.

Pse nuk shesim direkt albumet tona?

Sepse ne mendojmë që fotografia është art dhe fotografi është artisti që e krijon. Është ai që ka qenë prezent në ditën tuaj më të bukur, është ai që ka marrë pjesë në çdo çast, intim apo jo, gjatë zhvillimit të dasmës. Me të janë ndarë ëndrrat dhe dëshirat për dokumentimin e gjithë kujtimeve të atyre ditëve. Është vetëm ai që mund të zgjedhë mes qindra fotosh cilat janë më të realizuarat dhe cilat e prezantojnë atë dhe eventin tuaj më mirë. Dhe së fundi, në këtë mënyrë albumet tona mund të mbulojnë kapilarisht të gjithë vendin, pa ju krijuar shpenzime të tjera për të mbërritur te ne. U kemi dhënë gjithashtu mundësi edhe disa agjencive të realizojnë albumet tona, sepse edhe ato, ashtu si fotografët, ndajnë me ju çdo detaj të asaj që për gjithë jetën do të ngelet në mendjen tuaj si një nga ditët më të bukura dhe të rëndësishme.

A mund të bëj një fotolibër edhe për një gëzim tjetër?

Jo vetëm kaq. Ju mund të bëni edhe një kolazh me fotografitë më të bukura të familjes apo të jetës suaj, edhe nëse janë në filma apo të stampuara. Mjafton të skanerizoni në çdo fotostudio filmat apo fotot e mëparshme dhe ne realizojmë një album fotolibër për atë rast. Gjithashtu ju mund të kërkoni një album fejese, ditëlindjeje, mature, diplomimi etj. Gama jonë e produkteve përmban një sërë albumesh në letër fotografike, me kopertina nga më të ndryshmet, në offset dixhitale etj., në varësi të buxhetit dhe të rëndësisë së eventit. Dhe jo pak për t’u nënvlerësuar janë albumet baby për fëmijë apo adoleshentë, si dhe, së fundi, mini book 6-9 cm për një dhuratë simpatike dhe të paharrueshme. Në të njëjtën mënyrë ne mund të realizojmë foto-piktura canvas të madhësive të ndryshme, fotokalendarë, ditarë të personalizuar, CD-viewer etj. Madje të gjitha këto mund t’i porosisni direkt nga kompjuteri juaj.

Çfarë është një “Book”?

Çdo modele profesioniste e di përmendësh përgjigjen e agjencive kur kontaktohen prej saj: “Ju lutem, më dërgoni book-un tuaj”. Për të ecur përpara në botën e spektakleve sot, një book fotografik profesional është i domosdoshëm. Për herë të parë në Shqipëri ne e realizojmë atë me një cilësi të jashtëzakonshme dhe, ç’është më e rëndësishme, sipas të gjitha standardeve që kërkohen nga agjencitë në Milano, Paris, New York dhe, për pasojë, në të gjithë botën. Nënvlerësimi i këtij mjeti të çmuar ka sjellë si pasojë frenimin e zbulimit të talenteve shqiptare prej botës së modës; në fakt, edhe ato pak modele që shkelin sot nëpër pasarela vijnë nga diaspora ose kanë realizuar book-e profesionale jashtë vendit. Edhe këtu një rol të rëndësishëm luan puna e fotografit, mbi të cilën ngrihet realizimi i albumit tonë.

Një produkt i ngjashëm me të është edhe book-u i produkteve, në të cilin kompanitë ekspozojnë në mënyrë profesionale detaje të çmuara të produkteve të tyre më të mira apo edhe thjesht realizime fotografike për panaire dhe workshope. Natyrisht që ky produkt, në perfeksionin e tij dhe në raportin e shkëlqyer cilësi–çmim, mund të përdoret për shumë fusha të ndryshme, në mënyrë profesionale dhe jo.

E morët përgjigjen? Nëse jo, na shkruani

Për çdo pyetje apo dyshim që mund të keni, mos hezitoni aspak të shkruani. Do t’ju përgjigjemi në kohën më të shkurtër të mundshme.

info@ejalbum.com

Qëndro i lidhur

Merr ekspozita, hapje dhe punë të reja në email-in tënd.

Abonohu