← Të gjithë artikujt

Eugène PITTARD

EUGENE PITTARD

Eugène PITTARD – Ekspozitë

EUGENE PITTARD

Shqipëria 1921 – Eugène Pittard
Ekspozitë Fotografike

Qendra Piramida
10 – 12 Dhjetor 2025
Hapja: 10 Dhjetor 2025 – Ora: 11:00

Pas suksesit të ekspozitës trejavore në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard” rikthehet sërish për publikun e gjërë shqiptar, kësaj radhe në ambjente të hapura, në parkun e Qendrës Piramida.

Vepra fotografike e Pittard përçon gjendjen njerëzore dhe si e tillë ajo është dëshmi e hershme e një fotografie sociale. Në qindra fotografitë e tij, Pittard, me syrin e tij prej humanisti, i shikoi shqiptarët jo si objekte studimi të ftohtë, por si dëshmitarë të gjallë të një historie që meritonte të ruhej, të respektohej dhe të tregohej.

Ekspozita në Qendrën Piramida do të ofrojë rishtazi për publikun shqiptar një udhëtim në kohë përmes fotografisë dhe instalacionit, duke e çuar publikun, përmes veprës së artistit, në vitin e brishtë 1921.

Jeni të gjithë të ftuar!

Qëndro i lidhur

Merr ekspozita, hapje dhe punë të reja në email-in tënd.

Abonohu