Ekspozitë fotografike “Përtej kostumeve” – Print kuruar nga EJAlbum

Ekspozita “Përtej kostumeve” u hap pranë ambjenteve të “COD”dhe do të mbahet e hapur prej datës 27 deri në datën 13 Maj.
Gjithnjë kam menduar se kostumet tradicionale janë ndër pasuritë më me vlerë që Shqipëria ka trashëguar ndër shekuj. Personalisht, përherë jam prekur nga interesi i madh i vizitorëve europianë ndaj këtij aspekti të veçantë të identitetit kombëtar shqiptar. Siç e ka thënë Edith Durham, “është e vështirë t’i arratisesh madhështisë së veshjes shqiptare”.
Kursi i Fotografisë 2017
Gjatë muajve prill – qershor 2017, pranë ambjenteve të Institutit Turk të Kulturës “Junus Emre” në Tiranë, u zhvillua kursi i fotografisë, tashmë një traditë mjaft e mirë bashkëpunimi i EJAlbum dhe Institutit në fjalë, trasformuar ndër vite në një event të rëndësishëm mbi fotografinë në Shqipëri. U regjistruan 25 pjesmarrës, përtej interesimeve të tjera. Si pothuaj përherë, cilësia e pjesmarrësve të kursit ishte mjaft e lartë dhe vazhdon tradita e studentëve që vijnë për tu njohur me artin e fotografisë dhe thelluar me të pa patur synimin të fillojne një karriere profesionale me pas.