EJAlbum – La Biennale di Venezia 2018 – Hapësira Zero Space

Ekspozita e 16-të Ndërkombëtare e Arkitekturës në Venecia do të hapet më 26 maj 2018 duke u mbyllur më 25 nëntor 2018. “La Biennale di Venezia” është themeluar në vitin 1893. Ekspozita e Arkitekturës daton edicionin e parë në vitin 1980 dhe sivjet është në edicionin e saj të 16-të. Pritet një publik prej mbi 300 mijë vizitorësh, paraprirë nga 15 mijë vizitorë të tjerë gjatë ditëve të para të hapjes.
Hapësira Zero Space – Prezantimi para publikut shqiptar

Në datën 23 prill 2018 u zhvillua konferenca e parë e shtypit e projektit pjesmarrës për Shqiperinë në bienalen e Venecias. Metaforikisht, Shqipëria hap pra dyert e saj komode, plot ngjyra dhe tinguj primordiale të Tiranës, në Biennalen e 16 Nderkombëtare të Arkitekturës.