Digital tools to speed up your work
Të dashur klientë!
Para së gjithash, urojmë që në këtë situatë të vështirë që po kalojmë, ju dhe të dashurit tuaj të jeni të sigurtë dhe në shëndet të plote.
Në një kohë shumë të shkurtër, përditshmëria e të gjithë ne ka ndryshuar, e gjithë bota pothuaj ka ndaluar së punuari edhe pse është e sigurtë se normaliteti do të rikthehet së shpejti. Ajo që mund të bëjmë gjithsesi në këtë momentështë të shfrytëzojmë në maksimum kohëntonë për të përmirësuar aftësitë tona dhe për të përditësuar teknologjine, sidomos atë dixhitale.
When the Globe is Home
Të gjithë jemi të izoluar në shtëpi apo në studio në këtë moment dhe asnjëherë më shumë se sot nuk ka qënë e rëndësishme të mos ndjehemi të vetëm. Ne jemi një komunitet, jemi të gjithë krijues dhe megjithëse të jesh artist sot është shumë e vështirë, gjithsesi është speciale. Madje ky është një tjetër rast që njerëzit të kuptojnë akoma më mirë vlerën e artit sepse pikërisht imazhet, tingujt dhe ndjesitë e krijuara nga artistët janë kthyer në background-in e jetës së njërëzve të izoluar kudo nëpër botë. Imago Mundi ka synuar përherë të tregojë gjendjen e artit dhe të artistëve në të gjithë botën duke u nisur përherë nga artistët vete dhe vetëm nga ata. Kështu pra, miq edhe sot duam të bëjmë të njëjtën gjë.
EJAlbum dhe artistët e Onufri Remade me një ide fantastike për të përballuar krizën
Ky është një lajm i pavërtetë. Sot është 1 prill. Vetëm një herë në vit i lejojmë vetes t’ju gënjejme. Megjithë situatën e rëndë le të mos e humbasim aftësinë për të buzëqeshur dhe për të sfiduar veten dhe fatin me pozitivitet, e cila është arma më e fortë që na ka ngelur akoma. Ju dërgojmë edhe një përqafim dhe ju kujtojme se e gjithë kjo është përgatitur duke punuar nga shtëpia.Do ja dalim dhe gjithshka do shkojë mirë.