ARMËPUSHIM” / “ARMISTICE”

“Përmes një procesi të gjatë dialogu dhe bashkëpunimi, si një “ART-Pushim”, rrugëtimi ynë synon që të thyejë kufij që të promovojë një ndjenjë të thellë miqësie, “kameratizmi”, mes artistëve. Galeria kështu shndërrohet në hapësirë për artistët me prejardhje, zhanre dhe perspektiva të ndryshme, madje, shkrihet në rrjedhë organike duke shkëmbyer ide dhe vepra konkrete që qëndrojnë të fokusuara në horizontin

Family Art Guides prezanton “Tirana Castles” në Petrelë

tirana castle

Më 20 nëntor 2023, në Sheshin “Mamica” në Petrelë, u zhvillua eventi prezantues i projektit “Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës – Udhëzues për fëmijë e të rinj” (Tirana Art Guides), një iniciativë që synon të afrojë brezat e rinj me trashëgiminë kulturore të qytetit përmes artit, ilustrimit dhe edukimit bashkëkohor.

Tirana Castles

“Kalatë e Tiranës – Guida për Fëmijë dhe të Rritur” mundëson njohjen e Kalave dhe Fortesave të qytetit të Tiranës, si objekte të Trashëgimisë tonë Kulturore. Këto guida egzistojnë në dy forma; fizike dhe digjitale. Skanoni qr-codet më lart për ti shkarkuar ato në versionin digjital. Realizimi i të gjitha vizatimeve dhe ilustrimeve të guidave është bërë përmes angazhimit të artistëve të rinj nën udhëheqjen