Në çastet e fundit të këtij viti, urojmë që ky mesazh t’ju gjejë pranë familjes dhe të dashurve tuaj dhe para një tavoline të shtruar për festë.
Ky ishte një vit i rëndësishëm në të cilin ne realizuam së bashku shumë projekte, të gjitha dedikuar njerëzve më të rëndësishëm në planet: FËMIJËVE!
Mia, Lili, Arbri, Besniku, Argjiroja, Gjergji i vogel, Mamica, Rozafa, Donika, të gjithë heronjtë dhe personazhet por edhe i gjithë stafi i mrekullueshëm i Family Art Guides ju urojnë një Vit të Ri të suksesshëm, të paqtë, të shëndetshëm dhe plot frymëzim.
#QendroniTëLidhur për një tjetër vit plot aventura mes kalave, qyteteve, historisë dhe trashëgimisë tonë!