Mimi Memiaj
E lindur në Tiranë në vitin 1973, ajo ka studiuar Dizajn Mode dhe Art të Fibrës në “Milan Fashion Campus”, Itali, gjatë viteve 2003–2007. Ajo është Presidente e Shoqatës së Artistëve dhe Stilistëve Shqiptarë të Haute Couture dhe Artit të Fibrës “Fashion in Focus”, si dhe anëtare e shoqatës ndërkombëtare “Fiber Art Artist”. Ajo ka marrë gjithashtu shumë çmime, si p.sh. “Best Feltmaker Artist” për Artin e Fibrës në vitin 2014. Bashkëpunon me artizanë dhe komunitete periferike, duke përdorur kryesisht materiale ekologjike dhe vendore. Ajo e shpjegon veprën për Imago Mundi me këto fjalë: “Kokrriza të abstraguara shege të punuara në shajak; kjo është një teknikë bashkëkohore, por që përdoret prej mbi 4 000 vitesh dhe është krijuar nga kombinimi i fibrave natyrore të leshit dhe mëndafshit nga Alpet dhe Shqipëria e Veriut. Është një produkt ekologjik, sepse për ngjyrosje janë përdorur gjithashtu produkte organike.”
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
2015 “Shega”, ekspozitë personale, art i fibrës në 3D, Tiranë, Shqipëri
2015 “Litografi me shajak (Felting Lithography)”, ekspozitë personale, Tiranë, Shqipëri
2015 “Polifonia e Artit – Shajak mbi Kanavacë”, ekspozitë personale, Gjirokastër, Shqipëri
2012 “Künstler der bildenden Kunst” në tekstil, Bienalja e Berlinit, Berlin, Gjermani
2011 “Tradita në Tranzicion”, ekspozitë personale, Tiranë, Shqipëri
2009 Ekspozita e 100 artistëve më të mirë të Artit të Fibrës, Romë, Itali
2009 “Art i Fibrës për Dekor Shtëpie (Fiber Art Home Décor)”, ekspozitë personale, Athinë, Greqi