Hasan Nallbani
I lindur në vitin 1934 në Berat, ai aktualisht jeton dhe punon në Tiranë. Ka studiuar Pikturë në Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja” dhe më pas është diplomuar në Pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1964. Gjatë karrierës së tij ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve të Bukura nga viti 1972 deri në 1987 dhe si Drejtor i Departamentit të Pikturës dhe Skulpturës në Fakultetin e Arteve të Bukura në Akademinë e Arteve Figurative gjatë viteve 1987–1994. Aktualisht mban gradën “Doktor i Shkencave Historike” dhe titullin “Artist i Merituar”. Ai ka edhe aktivitet shkencor në fushën e restaurimit dhe historisë së artit.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
2009 “Onufri”, Konkurs Ndërkombëtar i Artit, fitues i çmimit të parë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1998 “Mediterranea”, ekspozitë kolektive, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1984, 1994, 1996, 1997 Ekspozitë personale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1996 Ekspozitë personale, Galeria e Arteve Qytetare të Beratit, Berat, Shqipëri
1986, 1988 Bienalja Azi-Europë, Ankara, Turqi
1984 Bienalja e Aleksandrisë për Vendet Mesdhetare, Aleksandri, Egjipt