Vladimir Myrtezai (Grosha)
I lindur në Shkodër në vitin 1958, ai ka studiuar në Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja” në Tiranë dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku ka punuar në Institutin e Monumenteve Kulturore për dhjetë vjet, dhe më pas ka nisur jetën e tij akademike në Akademinë e Arteve të Bukura. Aktualisht ai mban mësim në një program studimi në Departamentin e Multimedias në të njëjtën Akademi. Kështu e përshkruan ai veprën e tij artistike: “Shpesh dilemën që të tundon artistin para një plane më mbërthen në kujtesën emocionale që kam në përdorim. Çdo gjë përkthehet në ndjesi nga instikti i të lexuarit planin sa herë që e kam përpara meje. Kjo kujtesë udhëtare përzihet me dëshmitë e materies me tensionin vizual të fituar”.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
Ka pasur shumë ekspozita personale dhe kolektive në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe në Galerinë FAB në Tiranë, si dhe në shumë qytete të botës si Berlini, Kolonia, Athina dhe në SHBA. Ka marrë pjesë në shumë edicione të “Onufrit”, Konkursit Ndërkombëtar të Artit.