Matilda Odobashi
E lindur në Tiranë në vitin 1988, ajo është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 2010. Ajo përdor një shumëllojshmëri materialesh dhe teknikash, si pikturë, vizatim dhe instalacione, për të shprehur ndjenjat e saj. Marrëdhëniet, adaptimi, komunikimi, hapësira dhe bashkëjetesa janë disa nga temat kryesore të saj. Që nga viti 2011 ajo punon si asistente profesore në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Vepra e saj është një kompozim i ri, i rrjedhur nga cikli i instalacioneve të bazuar në adaptim.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
2015 “Një ditë si çdo ditë…”, ekspozitë kolektive, Galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri
2015 “Tirana Open 1 – Pamur”, ekspozitë kolektive, Tiranë, Shqipëri
2014 “KRON-IKJA”, dy ekspozita, Galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri