Silvana Nini
E lindur në vitin 1969 në Tiranë, ajo është diplomuar në Pikturë në Tekstil në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1991. Që nga viti 2011 është kandidate për doktoraturë në Histori-Filologji, Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore. Jeton dhe punon në Tiranë. Për të vlerësuar funksionin komunikues të dekorimit përmes simboleve dhe përmbajtjes, i cili po zbehet në veshjet e sotme, artistja vendos në kanavacë një pjesë dekorimi të gruas katolike të Shkodrës, të quajtur “Japanxha”.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
2005 “Ndryshimet e mia”, GKA, Tiranë, Shqipëri
2005 Bienalja e Napolit, Itali
2004 Aktivitet artistik, GKA, Tiranë, Shqipëri
2003 Muzeu Quartier, Vjenë, Austri
2003 Ekspozitë fotografike, Shoqata “Linda”, Tiranë, Shqipëri
1994, 1999, 2000, 2001, 2002, 2003 “Onufri”, Konkurs Ndërkombëtar i Artit, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1999 “Ironia e parajsës”, GKA, Tiranë, Shqipëri / Stokholm, Suedi