Mustafa Arapi
Mustafa Arapi (1950 – 2021) Lindur në vitin 1950 në Tiranë dhe i diplomuar në vitin 1979 në
Akademinë e Arteve. Karriera e tij e gjatë është e shënuar nga
një numër i madh aktivitetesh e çmimesh artistike, por edhe
me përvoja si restaurator dhe lektor. Ai ka marrë dy çmime në
konkursin “Onufri”, po ashtu “The Third International Exhibition
Contemporary Arts World Concept” (Budapest), “First Honorary
Prize”, International Biennal of Graphics (Raciborz, Poloni), si dhe
nderimin me Urdhërin “Naim Frashëri”.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
1993, 1996, 2007 Ekspozita personale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1998, 2002 Pjesëmarrës në Bienalen Ndërkombëtare të Grafikës, Raciborz, Poloni
1987 Pjesëmarrës në Bienalen e Aleksandrisë, Egjipt
1985 Pjesëmarrës në Bienalen e Ankarasë, Turqi