Agron Dine
Lindur në vitin 1948 në Vlorë dhe i diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës. Jeton dhe punon në Vlorë, ku prej vitit 2001 drejton galerinë e tij private. Gjatë karrierës, për rreth 23 vjet ka shërbyer si profesor në liceun artistik të Vlorës, ndërkohë që është bashkëthemelues i një kolonie artistësh si dhe anëtar i Akademisë Europiane të Artit. Përveç shumë çmimeve të marra, në vitin 2012 mori titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
Ai ka marrë pjesë në ekspozitat kryesore kombëtare dhe në ekspozita të ndryshme në Gjermani, Austri, SHBA, Greqi, Maqedoni, Turqi, Kosovë, Serbi dhe Algjeri. Ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.