Artan Peqini
Lindur në Tiranë në vitin 1966, ku edhe jeton dhe punon aktualisht, ai u diplomua në Skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Aktualisht është Profesor i Asociuar dhe, me një karriere të gjatë si profesor i Skulpturës dhe Zv. Rektor, dhe Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në këtë Akademi. Skulptor, por gjithashtu autor i disa librave dhe teksteve shkollore, ai ka krijuar një numër veprash monumentale dhe ka fituar disa çmime.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
2010 “Roads”, Ekspozitë grupore, FAB Gallery, Tiranë, Shqipëri
2009 Ekspozitë grupore, Galerie Breckner, Düsseldorf, Gjermani
2005 “PREZENT”, Ekspozitë grupore, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2000 Ekspozitë grupore, Gastatelier KultureKontakt, Vjenë, Austri
1997 “Giovani Artisti”, Ekspozitë grupore, Hapësira Kulturore, Torino, Itali
1994 “Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Qeramikë”, Galeria e Qeramikës, Vallauris, Francë