Artan Shabani
Artan Shabani u lind në vitin 1969 në Vlorë dhe aktualisht jeton mes Tiranës dhe Torinos. Në vitin 1991 ai u shpërngul në Itali, më pas udhëtoi në Francë dhe Spanjë, duke punuar vazhdimisht me projekte të ndryshme artistike. Shabani është themeluesi i Promenade Gallery në Vlorë. Nga tetori i vitit 2013 ai është Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Si artist ai punon me një spektër të gjerë mediumesh si piktura, vizatimi, fotografia, video dhe instalacioni. Homo Balcanicus është një krijesë romantike e artistit që jeton në një botë larg deformimit të klisheve aktuale. “Homo balcanicus (Kërcimtari)” ndriçon me qenien e tij peizazhet ballkanike dhe mesdhetare.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
2014 Arab Guggenheim Museum dhe White House Biennial, The Kennedy Bunker, Berlin, Gjermani
2013 Flash Art Event, Palazzo del Ghiaccio, Milano, Itali
2012 Bienalja e 13-të Ndërkombëtare e Arkitekturës në Venecia, “In Heritage”, Pavijoni Shqiptar, Palazzo Zorzi, Venecia, Itali
2010 “Talking About”, Ekspozitë personale, La Générale en Manufacture Sèvres, Paris, Francë
2010 “The Beatles Yeah! Yeah!”, Ekspozitë personale, Alexander Alvarez Gallery, Alessandria, Itali
2009 Bienalja e 53-të e Venecias, Event Kolateral, “Krossing / Oltre i Confini tra i Territori, Oltre i Confini tra Artista e Spettatore”, Forte Marghera, Venecia, Itali