Driant Zeneli
I lindur në Shkodër në vitin 1983, ai aktualisht jeton në Romë. Në vitin 2008 fitoi Çmimin “Onufri” dhe një vit më pas Çmimin Evropian për Artistin e Ri në Trieste Contemporanea. Në vitin 2011 përfaqësoi Shqipërinë në Bienalen e 54-të të Venecias. Kërkimi i tij synon të çmaskojë 347 kufijtë fizikë dhe intelektualë përmes konteksteve ironike, formave ëndërrimtare apo edhe absurde. Artisti shqyrton rëndësinë e disa përpjekjeve performative, përmes përfshirjes personale ose edhe përmes pjesëmarrjes së dikujt tjetër.
“I dashur zoti Luciano Benetton,
Në përgjigje të ftesës suaj për Imago Mundi, kam kënaqësinë t’ju dhuroj këtë vepër të realizuar nga babai im. I kërkova atij ta krijonte këtë portret në të njëjtën mënyrë siç portretizonte disa nga udhëheqësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë.
Me respekt,
Driant Zeneli.”
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
2010, 2015 Prometeogallery nga Ida Pisani, Milano, Itali
2015 Bienalja e IV e Fundit të Botës, Kili
2013 Bienalja White House, Athinë, Greqi
2012 ZKM, Karlsruhe, Gjermani
2011 Bienalja e 5-të e Pragës, Pragë, Republika Çeke
2011 Bienalja e 54-të e Venecias, Venecia, Itali
2009 Muzeu i Artit Bashkëkohor Villa Croce, Gjenova, Itali