Edmond Gjikopulli
Lindur në Vlorë, në vitin 1967. Pasi kreu studimet në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, diplomohet në Akademinë e Arteve, në Atelierin e Pikturës Monumentale. Mes viteve ’90-’98 punon si pedagog i pikturës pranë liceut artistik në Tiranë, ndërsa prej vitit 2002 e deri më sot punon si pedagog në Universitetin e Arteve (Tiranë), ku aktulisht drejton Atelierin e Pikturës.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
2014 “Juxtaposition”, Ekspozitë personale, Galeria e Departamentit të Arteve Pamore, Galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri
2011, 2012, 2013 “Roads”, Ekspozitë kolektive, Galeria e Departamentit të Arteve Pamore, Tiranë, Shqipëri
2004, 2007, 2009, 2010 Pjesëmarrje në “Onufri”, Konkurs Ndërkombëtar i Arteve, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2008 “Synopsis 2003-2008”, Ekspozitë personale, Galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri
2007 “Colors of Innocence”, Ekspozitë personale, Athinë, Greqi
2005 Bienalja e Tiranës 3, Tiranë, Shqipëri
2001 Bienalja e Arteve e Athinës, Athinë, Greqi