Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës – Eventi prezantues në Kalanë e Tiranës
19 Nëntor 2023 | Kalaja e Tiranës
Më 19 nëntor 2023, projekti “Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës – Udhëzues për fëmijë e të rinj” (Tirana Castles) i organizuar nga FamilyArtGuides u prezantua në një nga hapësirat historike të kryeqytetit, në Kalanë e Tiranës. Eventi mblodhi fëmijë, prindër dhe vizitorë në një pasdite të dedikuar njohjes së trashëgimisë përmes ilustrimit dhe edukimit kreativ.

Ndryshe nga një prezantim formal, aktiviteti u konceptua si një eksperiencë e drejtpërdrejtë në terren. Fëmijët eksploruan ambientet e kalasë duke përdorur guidat si mjete orientimi, duke zbuluar elemente arkitekturore, histori dhe detaje që shpesh kalojnë pa u vënë re. Ilustrimet dhe gjuha e thjeshtuar e guidës i ndihmuan ata të ndërtojnë një raport më personal me hapësirën historike.
Gjatë pasdites u zhvilluan biseda të hapura mbi rolin e kalave në historinë e qytetit dhe ushtrime të vogla kreative që lidhën imagjinatën e fëmijëve me strukturat reale përreth tyre. Kjo qasje synoi ta kthejë vizitën në kala në një proces aktiv të të mësuarit, ku historia përjetohet dhe jo vetëm dëgjohet.
Eventi i 19 nëntorit shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e projektit, duke e vendosur guidën në funksion praktik dhe duke forcuar lidhjen mes fëmijëve dhe trashëgimisë kulturore të Tiranës. Përmes këtij takimi, projekti vazhdoi të ndërtojë një model edukimi që e afron brezin e ri me historinë, përmes artit dhe përjetimit të drejtpërdrejtë të hapësirës.
Ky projekt organizohet nga Shoqata MeWe dhe EJAlbum, me mbeshtetje te Bashkisë TIranë.
Shiko edhe: