Jemi të lumtur që me eventin Family Art Guide Days dhe ekspozitën “FRAKTURA 2025”, të prezantojmë projektin tonë të ri në një bashkëpunim të gjatë me Muzeun Kombetar “Shtepia me Gjethe”.
Projekti lind nga dëshira për t’ua bërë të aksesueshme edhe më të vegjëlve historinë e Shtëpisë së Gjetheve në Tiranë, sot Muzeu i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit, një vend ku e shkuara flet për liri të mohuara, heshtje por dhe kurajë.
Shtypi rreth ekspozitës: “Fraktura 2025”, ekspozita në muzeun “Shtëpia me Gjethe”
Përmes zërit të Mias, një vajzë e vogël kureshtare dhe e ndjeshme, vizitorët e rinj udhëhiqen në një udhëtim në kohë për të zbuluar, me një gjuhë të lehtë por autentike, se çfarë ndodhte gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, kur liria e fjalës dhe privatësia mohoheshin sistematikisht.
Çdo dhomë e muzeut shndërrohet në një ndalesë rrëfimtare dhe ndërvepruese me aktivitete, lojëra dhe reflektime të menduara sipas një qasjeje edukative: të kërkosh “çimkat” e fshehura kudo nëpër muze, të pikturosh dhoma pa spiuna, të njohësh propagandën dhe të kuptosh vlerën e të drejtave të njeriut.
Family Art Guide, me ilustrime pamore dhe animacione është pra një udhëtim ndërveprues dhe tërheqës, projektuar posaçërisht për fëmijë dhe prindër. Kjo eksperiencë edukative u ofron familjeve një mundësi të rrallë për të eksploruar Muzeun “Shtëpia e Gjetheve” nëpërmjet infopoint, tablet, lojëra, pyetje, mjete kreative dhe narrativave të përshtatura për grupmosha të ndryshme.
Projekti synon të nxisë të mësuarit ndërbrezor për historinë e diktaturës dhe të drejtat e njeriut, përmes një metode gjithë përfshirëse, të kuptueshme dhe reflektuese. FamilyArtGuides lançon gjithashtu këtë javë edhe një tjetër instrument didaktik kushtuar trashëgimisë tonë kulturore të kalave dhe dhe fortesave duke u kthyer në një instrument mbarëkombëtar dhe unik në llojin e tij për afrimin e fëmijëve dhe familjeve shqiptare dhe të huaja në artin dhe kulturën e popullit tonë.
Shtypi rreth ekspozitës: Një ekspozitë e re dhe një guidë interaktive për fëmijë në “Shtëpinë me gjethe”
FamilyArtGuides in the House of Leaves mbështeten nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në një program të gjatë në kohë dhe territor









