Jemi një kompani e cila ndërton projekte në partnership të vazhdueshëm me institucione publike dhe private, ambasada dhe institucione kulture, galeri apo muze, biznese të vegjël apo kompani të mëdha, shoqata dhe fondacione si dhe me ente apo persona të cilët punojnë me artin, kulturën dhe komunikimin.
Cilësia tepër e lartë e produkteve, dizajni i përditësuar me trendet, ndryshimi konstant në funksion të progresit. Kjo është praktika jonë dhe në këtë prizëm, e gjithë platforma online ofron mundësinë të përzgjidhni vetë shërbimet tona dhe produktet që përdorim, të cilat janë të gjitha Made in Italy.
Jemi një kompani e cila realizon projekte komplekse që kanë të bejnë me realizimin e eventeve, sidomos përsa i përket artit pamor, nga ekspozita lokale deri tek evenimente të mëdha ndërkombëtare. Janë pra fryt i punës tonë kuratoriale dhe ekzekutuese dhjetëra ekspozita në galeritë dhe muzetë më të mirë në Shqipëri dhe jashtë saj.
Jemi partner me disa distributorë të huaj nëpërmjet të cilëve prezantojmë dhe garantojmë asistencë në tregun shqiptar për kompani të kalibrit tepër të lartë si Hasselblad, Canon, Nikon, Profoto, Eizo, Manfrotto, Canson etj. Mundësojmë kështu shitjen, asistencën teknike dhe mbulojmë garancinë për keto produkte dhe mjete të domozdoshme për artistët.
Jemi konceptuar dhe ndërtuar si një hub ku në një marrëdhënie të konsoliduar me partnerët komercialë dhe stafin tonë, jemi në gjendje të realizojmë çdo projekt që ka lidhje me studio, panaire, brandim dhe fushata komunikimi, ndërkombëtarizim produktesh etj. Edhe këtu shërbejmë prej vitesh në 360 gradë në sektor.
Jemi një kompani e vogël por ndër vite kemi ndërtuar një rrjet bashkëpunëtorësh dhe një staf të specializuar, të ri në botëkuptim dhe të përgatitur për të udhëhequr klientët tanë drejt ndryshimit. Trajnimi i vazhdueshëm, përditësimi i dijeve dhe praktikës si edhe ekspertiza e huaj janë pjesë e përditshme e punës tonë.
Misioni ynë është të konsolidojmë dhe të zhvillojmë një treg të informuar dhe të globalizuar të fotografisë shqiptare. Synimi ynë është të jemi pjesa më e avancuar e artit shqiptar dhe protagonistë të vazhdueshëm në procesin e ndërkombëtarizimit të Shqipërisë. Për këtë qëllim, ne kemi investuar vazhdimisht.
Qëllimi ynë është të organizojmë artistët shqiptarë në një komunitet.Ne kemi ide të qarta dhe çdo ditë përmirësojmë punën tonë, duke e pasur besueshmërinë në qendër të vëmendjes. Ne besojmë se cilësia e produkteve në Shqipëri duhet të jetë shumë e lartë dhe pa dallime nga ajo e vendeve të zhvilluara.Gjithashtu, besojmë se klienti duhet të dëgjohet, të kuptohet dhe të udhëhiqet drejt zgjedhjes më të mirë të mundshme për të.