Moikom Zeqo
Moikom Zeqo (3 qershor 1949 – 15 qershor 2020). I lindur në Durrës në vitin 1949, ai u diplomua në Filologji dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës në vitin 1971. Më pas u diplomua në Histori dhe Arkeologji dhe kreu studime pasuniversitare në Romë, Athinë dhe Uashington DC në fushën e Bizantologjisë. Ka punuar si redaktor letrar në revistën “Drita”, si arkeolog dhe ekspert i artit antik pranë Akademisë së Shkencave. Ka qenë Ministër i Kulturës, deputet dhe për shumë vite Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Mban titullin Doktor i Shkencave dhe është nderuar me titullin Mjeshtër i Madh.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
Ai është autor i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, histori arti, si dhe i një numri skenarësh për filma televizivë dhe kinematografikë, dhe autor i pesë ekspozitave personale në Tiranë në fushën e grafikës dhe pikturës.