Olta Bello
Lindur në Tiranë më 1986 dhe e diplomuar në liceun artistik
“Jordan Misja” në degën art dhe skenografi (2005), si dhe për
skenografi e kostumografi në Akademinë e Arteve (2009). Në
2013 mbron doktoratën në etnologji pranë Qendrës së Studimeve
Albanologjike, Q.S.A. (Tiranë). Për krijimin e saj, artistja frymëzohet
nga poema e Fishtës, të cilën autori e shkroi për një kohë të gjatë
(e nisi më 1914 dhe e botoi më 1940). Puna e saj, Jerina përmbledh
në mënyrë të figurshme të gjitha idetë e melodramave të tjera me
sytë e botës shqiptare. Kjo vepër është një himn për bukurinë e
për dashurinë në botën shqiptare. Në lojën e bukurisë, të gjitha
lulet e botës i mund Jerina, që është shqiptarja vetë, dhe shpallet
mbretëresha e luleve.
EKSPOZITA TE PERZGJEDHURA
2012 Fituese e dy çmimeve të para në konkursin e pikturës “Couleurs d’Aquitaine”, Tournon-d’Agenais, Francë
2011 “Glass Collection”, Çmimi i parë, Festival i Talenteve të Rinj, i organizuar nga Teatri Kombëtar, Tiranë, Shqipëri