PROJEKTE
Gjatë gjithë këtyre viteve, ne kemi qenë të përfshirë dhe në kontakt me artin dhe fotografinë në të gjitha format e tjera të saj. Kështu, vetëm dhe në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, kemi krijuar rreth nesh dhe projekteve tona një komunitet të vërtetë me artistë, fotografë, dizajnerë, nga të gjitha fushat, publik të apasionuar, etj.
Ne jemi autorë dhe producentë të:
- “Onufri Remade“
- “AE Accademy Albania”
- “Hapësira Zero Space”
- “Ditët e Fotografisë Italiane në Tiranë”
- “Photography Showcase”
- “Best Photography Award”
- “Fotokamera më e mire”
- “Kursi i Fotografisë Yunus Emre”
Ne kemi bashkëpunuar në evente të artit pamor, të tilla si:
- “Tirana International Film Festival“
- “FOKUS” – International Artistic Photography Contest
- “PreFoto” – International Photography Competition
- Mediterranea18
- TiranaOpen
- Albanian Pavilion 2018 – LA Biennale di Venezia