“Kalatë e Tiranës – Guida për Fëmijë dhe të Rritur” mundëson njohjen e Kalave dhe Fortesave të qytetit të Tiranës, si objekte të Trashëgimisë tonë Kulturore. Këto guida egzistojnë në dy forma; fizike dhe digjitale.
Realizimi i të gjitha vizatimeve dhe ilustrimeve të guidave është bërë përmes angazhimit të artistëve të rinj nën udhëheqjen e një stafi akademik të përbërë nga arkeologë, historianë dhe edukatorë. Gjithçka është menduar të lehtësojë pjesëmarrjen në një çelës gjithëpërfshirës, të fëmijëve por edhe të të rriturve. Klikoni butonin më poshtë dhe njihumi më mirë me ne. Ndërkohë, shijoni edhe vizitën në këtë kala!
Disa nga kalatë e Tiranës:
Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës është një projekt që synon të sjellë më pranë brezave të rinj trashëgiminë kulturore të qytetit përmes një qasjeje edukative, artistike dhe bashkëkohore. Në thelb të tij qëndron ideja e përfshirjes aktive të fëmijëve dhe të rinjve në njohjen, studimin dhe promovimin e kalave dhe kështjellave të Tiranës, si pjesë e identitetit tonë historik e kulturor.
Guidat e realizuara në format fizik dhe digjital, krijojnë kështu një instrument jetëgjatë, të aksesueshëm dhe të riprodhueshëm për shkolla, familje dhe institucione. Këto guida nuk janë vetëm materiale informuese, por mjete didaktike që ndërthurin historinë, artin, gjeografinë dhe shkencat sociale, duke nxitur orientimin hapësinor, mendimin kritik dhe reflektimin mbi vlerat e trashëgimisë.
Përmes dokumentimit profesional me fotografi dhe video, projektit i shtohet edhe një dimension i rëndësishëm arkivor dhe sensibilizues, veçanërisht për site që janë në rrezik degradimi ose të paaksesueshme për publikun. Kalatë si ajo e Dorëzit, e Prezës, e Petrelës, e Ndroqit apo rrënojat e Dajtit dhe Persqopit trajtohen jo vetëm si monumente historike, por si hapësira edukimi dhe dialogu ndërbrezor.
Një komponent thelbësor i projektit është ndërthurja e mediumeve tradicionale me teknologjinë digjitale. Dixhitalizimi i guidave mundëson implementime të mëtejshme në web, aplikacione apo forma të tjera interaktive, duke mbështetur tranzicionin e brezit “të lindur dixhital” drejt qytetarisë së ndërgjegjshme dhe proaktive. Në këtë mënyrë, projekti nuk mbetet thjesht një botim, por shndërrohet në një model të replikueshëm për menaxhimin dhe komunikimin e trashëgimisë kulturore.

Projekti shtrihet në një seri aktivitetesh që e kthejnë atë në një proces të gjallë dhe interaktiv. Punëtoritë me studentët e artit dhe punetoritë kreative me fëmijë të grupmoshave të ndryshme krijojnë hapësira konkrete bashkëpunimi, ku njohuria është ndërtohet përmes përvojës direkte. Në këtë mënyrë, angazhimi i artistëve, pedagogëve, studiuesve, profesionistëve të medias dhe teknologjis shndërrohet në një platformë reale bashkëpunimi ndërdisiplinor.
Në thelb, “Kalatë e Tiranës – Guida për Fëmijë dhe të Rritur” përfaqëson një investim afatgjatë në edukimin kulturor dhe qytetar. Projekti forcon ndjenjën e identitetit, kultivon përgjegjshmërinë ndaj trashëgimisë dhe nxit të mësuarin gjatë gjithë jetës. Duke ndërtuar ura komunikimi mes brezave dhe duke e bërë historinë të prekshme e të kuptueshme për fëmijët dhe të rinjtë, ai vendos themele të reja për një marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të vetëdijshme me historinë dhe hapësirën ku jetojmë.
Ky projekt organizohet nga Shoqata MeWe dhe EJAlbum, me mbeshtetje te Bashkisë TIranë.
Shiko edhe:







