UFO është një ndërhyrje artistike site-specifik në Piramidën e Tiranës, një nga hapësirat më ikonike të kryeqytetit të Shqipërisë. Kërkimi i Ardian Isufit nis nga çështje akute, të cilat vënë në dyshim hapësirat gjeo-kulturore, territorin, trashëgiminë historike dhe ndryshimet në peizazhin urban, i cili qëndron sot pezull midis utopisë dhe distopisë.

“U.F.O.” është një skeleri konceptuale, evolucionare në vendndodhje, përmbajtje dhe formë, duke përfshirë në ekspozitë një kombinim të punëve në mediume si video, instalacione, ndërhyrje në hapësirë dhe ide të tjera. “U.F.O.” është në këtë rast edhe një rrugëtim artistik, një eksperiencë nomade ku natyra shëtitëse dhe performuese e veprave ka një matricë të dallueshme bashkëkohore. Kjo ndërhyrje artistike pranë Galerisë ‘GOCAT’ është dukshëm kështu një ripropozim në shkallë makro i utopive më të mëdha të dështuara të “shekullit të shkurtër”, ideologji që i premtuan njerëzimit ëndrrat më të pamundura bazuar në eskperimente kolektive në shkallë masive, në mbarë botën.
Disa foto nga ekspozita:











