Kursi i Fotografisë 2017

Kursi i Fotografisë 2017

Gjatë muajve prill – qershor 2017, pranë ambjenteve të Institutit Turk të Kulturës “Junus Emre” në Tiranë, u zhvillua kursi i fotografisë, tashmë një traditë mjaft e mirë bashkëpunimi i EJAlbum dhe Institutit në fjalë, trasformuar ndër vite në një event të rëndësishëm mbi fotografinë në Shqipëri. U regjistruan 25 pjesmarrës, përtej interesimeve të tjera. Si pothuaj përherë, cilësia e pjesmarrësve të kursit ishte mjaft e lartë dhe vazhdon tradita e studentëve që vijnë për tu njohur me artin e fotografisë dhe thelluar me të pa patur synimin të fillojne një karriere profesionale me pas.

Kursi, ashtu si pararendësit, pati një natyrë të ndërthurur mes teorisë dhe praktikës. U zhvilluan më shumë se 32 orë teori dhe praktikë në ambjentet e Institutit, përfshirë 2 orë në një studio të mirëfilltë profesionale, mbi 6 orë praktikë në Tiranë plus një ditë të tërë në një fotosafari jashtë Tiranës, në qytetin historik të Krujës. Veçojmë se disa leksione u zhvilluan me profesionistë mjaft të njohur në Shqipëri; për shembull leksioni mbi “Punën me Projekt”, u zhvillua me fotografin Roland Tasho si dhe leksionin mjaft i rëndësishëm, “Post-Produksioni në fotografi”, u zhvillua me Profesorin e Akademisë së Arteve, Albes Fusha. Për orët në praktikë dhe disa orë teorike u punua në një grup të përbërë nga disa profesionistë të tjerë, edhe ata klientë dhe miq të EJAlbum, fotografët Ergys Zhabjaku, Andis Rado, Elvin Shytaj, etj. Studentët patën edhe takime me fotografë të tjerë profesionistë gjatë zhvillimit të kursit dhe kjo është një ndër pikat më të forta të këtij projekti. Falenderojmë edhe fotografë të tjerë që kanë qënë të pranishëm në leksione të kurseve të mëparshme si, Bledar Hasimi, Vlasov Sulaj, etj. Pa harruar kontributin e veçantë në themelimin e tij nga fotografi Olsi Qazimi. Mos e humbisni kursin tjetër.

Shih edhe:

Fokus Award 2019 – Njoftim
FOKUS Award 2018
Kursi i fotografisë 2015

  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.