FOKUS Award 2018

FOKUS Award 2018

Qasja ndaj dritës është ndër dallimet kryesore mes fotografisë së mirë dhe fotografisë së zakonshme. Këtu fillon beteja e çdo fotografi për ta “nënshtruar” dritën në favor të tij. Asnjë element tjetër në fotografi nuk është i fotografit përveç dritës..” – vjen me këtë qasje këtë vit një event i cili tashmë është traditë e bukur dhe unikale e fotografisë shqiptare.

“Duel me dritën” është pra tema e këtij viti për konkursin tashmë të mirënjohur dhe mirëpritur nga e gjithë skena e artit në Shqipëri, konkurs i cili sivjet shënon edicionin e tij te 9-të. Për ata që nuk kanë qënë pjesë e eventeve të kaluara, “FOKUS” është një konkurs por dhe një ekspozitë ndërkombëtare vjetore e fotografisë artistike në Shqipëri dhe organizohet në qytetin e Fierit.

Pjesëmarrjeja është e drejtë e të gjithëve, pa kufizim moshe dhe konkurohet me 1 deri në 3 fotografi. Rezolucioni i fotografive duhet të jetë i lartë, te paktën 300dpi për formatin 50x70cm. Fotografitë duhet të dërgohen të shoqëruara në email me informata shtesë si: emri dhe mbiemri i autorit, titulli i fotografisë, adresa e plotë dhe numri i telefonit. Fotografitë pjesëmarrëse nuk duhet të kenë qenë të ekspozuara më parë. Ato do të selektohen dhe vlerësohen nga bordi artistik dhe nëse fituesi përzgjidhet, pranohet në ekspozitë dhe konkurim me 1 fotografi. Fotografitë e nominuara në konkursin “FOKUS 2018” do të ekspozohen më 12 tetor, në Galerinë e Artit në Fier, Shqipëri.

“FOKUS 2018” shpërblen 3 fotografitë më të suksesshme të konkursit.

Çmimin kryesor 1000$

Për dy Çmimet e tjera do të këtë dhurata jo monetare.

Printimi, paspartimi, katalogu i “FOKUS 2018” do të merren përsipër nga organizatorët.
Fotografitë pjesëmarrëse gëzojnë të drejta të plota autoriale. Fotografitë e ekspozitës nuk u dërgohen autorëve. Organizatorët ruajnë të drejtën e përdorimit të fotografive për promovimin e aktiviteteve të FOKUS.

Fotografitë mund ti dërgoni në adresën e-mail: focus@fokus-al.com
Fotografitë dërgohen edhe me: https://wetransfer.com në e-mail: focus@fokus-al.com

Afati i fundit i pranimit të punëve është 30 gusht 2018 ora: 24:00.

Për më tepër informacione vizitoni websitin e FOKUS.

Mos e humbisni!

  • Share:
, , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.