Album Epoca & Vogue Italia

Album Epoca & Vogue Italia

Ky vit hapet me një lajm të mirë për të gjithë ne: Album Epoca sjell një koleksion të ri produktesh dhe nje bashkëpunim unik me Vogue Italia. Në numrin e janarit të revistës prestigjioze të modës, do të gjeni një artikull te dedikuar mbi këtë koleksion fantastik, plot ngjyra dhe risi. Gjithashtu, nga bashkëpunimi me Vogue ka lindur revista “FOREVER – Një botë kujtimesh“, një mjet i fuqishëm komunikimi i cili shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër botën e magjishme Album Epoca.

Qëllimi kryesor i “Forever Magazine” është  vendosja e të gjithë universit Album Epoca para syve të lexuesve të revistës Vogue dhe më tej para klientëve tanë, të cilët kështu kanë fatin të përjetësojnë përgjithmonë kujtimet e tyre në një album profesional, i cili padyshim është një objekt dizajni që ndjek modën, por që njëkohësisht ngelet një vepër arti e krijuar krejtësisht me dorë (handmade) falë mjeshtërisë artizanale dhe teknologjisë më të mirë të sektorit.

SHKARKONI FOREVER MAGAZINE

Shih edhe:

Koleksioni i ri Album Epoca
Album Epoca USB & BOX
Disa produket të Album Epoca

  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,