EJAlbum Blog & News

ARMANDO BABANI – EFEKTI I KONFLIKTIT

Orvieto, Itali
11/03/2024
Një fëmijë “i burgosur” në shtëpinë e tij nga një përmbytje, karvane të pafund refugjatësh të sfinitur, Edi Rama artist me kapuç si një adoloshent përpara një pjate makaronash, Schumacher i lodhur dhe i deluzionuar pas një gare, busti i ish diktatorit jo më në kembë me turmën sipër, mijëra litarë të varur për njerëz të dëshpëruar që braktisin vendin tonë. Ka edhe këtë fytyrë fotografia e Armando Babanit,

ARMËPUSHIM” / “ARMISTICE”

Open Art Gallery Prishtinë, Kosovë
30/11/2023
“Përmes një procesi të gjatë dialogu dhe bashkëpunimi, si një “ART-Pushim”, rrugëtimi ynë synon që të thyejë kufij që të promovojë një ndjenjë të thellë miqësie, “kameratizmi”, mes artistëve. Galeria kështu shndërrohet në hapësirë për artistët me prejardhje, zhanre dhe perspektiva të ndryshme, madje, shkrihet në rrjedhë organike duke shkëmbyer ide dhe vepra konkrete që qëndrojnë të fokusuara në horizontin
tirana castle

Family Art Guides prezanton “Tirana Castles” në Petrelë

20/11/2023
Më 20 nëntor 2023, në Sheshin “Mamica” në Petrelë, u zhvillua eventi prezantues i projektit “Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës - Udhëzues për fëmijë e të rinj” (Tirana Art Guides), një iniciativë që synon të afrojë brezat e rinj me trashëgiminë kulturore të qytetit përmes artit, ilustrimit dhe edukimit bashkëkohor.

Tirana Castles

Tiranë
20/11/2023
“Kalatë e Tiranës – Guida për Fëmijë dhe të Rritur” mundëson njohjen e Kalave dhe Fortesave të qytetit të Tiranës, si objekte të Trashëgimisë tonë Kulturore. Këto guida egzistojnë në dy forma; fizike dhe digjitale. Skanoni qr-codet më lart për ti shkarkuar ato në versionin digjital. Realizimi i të gjitha vizatimeve dhe ilustrimeve të guidave është bërë përmes angazhimit të artistëve të rinj nën udhëheqjen

Family Art Guides prezanton “Tirana Castles” në zemër të qytetit

19/11/2023
Më 19 nëntor 2023, projekti “Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës - Udhëzues për fëmijë e të rinj” (Tirana Castles) i organizuar nga Family Art Guides u prezantua në një nga hapësirat historike të kryeqytetit, në Kalanë e Tiranës.

“Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës” – Workshop

23/10/2023
Gjatë kësaj jave, Family Art Guides organizoi dy workshop-e në kuadër të projektit “Kështjellat dhe Kalatë e Tiranës – Udhëzues për fëmijë dhe të rinj”.
pressura

PRESSURA 2023 – EKSPOZITË NOMADE

Amfiteatri i Universitetit të Arteve, Sheshi Nënë Tereza
16/01/2023
Pressura është një koloni nomade artistësh dedikuar fotografisë sociale. Fotografët apo artistët e angazhuar në projekt, zhvillojnë një sens thellësisht të orientuar drejt narracionit (storytelling) si një mjet sa antik aq edhe modern, për të treguar realitetin shpeshherë kompleks të rajonit tonë, si edhe të luftojnë dizinformimin publik duke autentifikuar realitetin sipas etikës dhe ndërgjegjes së tyre.

Fokus Award 14 Edition

Galeria e Arteve “Vilson Kilica”, Fier.
20/09/2023
“Fokus Award”, i cili organizohet prej gati dy dekadash në qytetin e Fierit duke arritur tashme në edicionin e tij të 14-të, Ju fton në Ceremoninë e Dhënies së Çmimeve ditën e premte, datë 22 Shtator 2023, ora 18:00. Fokus Award është jo vetëm festivali më i madh dhe i rëndësishëm por edhe më jetëgjati ndër festivalet e fotografisë në rajon. Festivali organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Fier dhe mbledh rreth tij qindra fotografë profesionistë dhe të apasionuar rreth fotografisë duke krijuar tashmë një komunitet të konsoliduar dhe një vemendje ndërkombëtare reth tij.

Tirana Photo Festival 6th Edition

Pranë Amfiteatrit të Liqenit
11/01/2023
Ekspozitat e TFF2023 me temën në “Në lëvizje”, jo vetëm që eksploron temën e lëvizjes dhe aktivizimit, sipas vetë temës së konkurseve të festivalit, por gjithashtu mishëron konceptin e demokratizimit të artit duke e çuar atë drejtpërdrejt në hapësirat e përditshme të publikut.

Të shkruash me Dritë

Albania
19/08/2023
Sot, në ditën botërore të fotografisë, duam t’ju përshëndesim me një kalendar eventesh artistike në të cilat jemi të angazhuar me partnerët tanë pikërisht bazuar në misionin tonë për t’ju dedikuar në 360 gradë fotografisë shqiptare, prej 15 vitesh, prej fillimit tonë. E në fakt, misioni ynë është të konsolidojmë në Shqipëri një skenë dhe një treg të mirëinformuar dhe të globalizuar në sektorin e artit dhe komunikimit, duke filluar pikërisht nga