Tirana Photo Festival
Tirana Photo Festival tashmë është bërë festivali më i dashur i fotografisë për të rinjtë e Shqiperisë. Në këtë edicion të pestë ndihemi të lumtur që komuniteti i fotografëve është rritur dhe është bërë bashkëudhëtar i misionit tonë, për të promovuar Shqipërinë përmes fotografisë.
Tema e këtij edicioni ishte Youth/ Rinia, për shumë arsye. Së pari, sepse Tirana për herë të parë mban titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, dhe rinia sivjet ishte kryefjala e aktiviteteve të shumta në zemër të Shqipërisë. Nga ana tjetër largimi masiv i të rinjve duket se është kthyer në një plagë të shoqërisë sonë, për arsye se fshatra e qytete të tjera janë zbrazur dhe shumë pak prej të ikurve kthehen. Përmes fotografive të aplikantëve, menduam të sjellim një tablo të rinisë së sotshme, rinisë që punon, studion, që argëtohet, rinisë që vuan e largohet, rinisë që ëndërron, që eksploron dhe e promovon Shqiperinë.